Kryetari i KLSH merr pjesë në jubileun e Odës Dibrane

30.10.2014

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj mori pjesë në “Oda Dibrane 2014”, zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, qendër e Qarkut të Dibrës më 24-27 tetor 2014, i ftuar nga organizatorët e këtij eventi folklorik dhe artistik.

oda1Ky ishte sesioni i 20-te jubilar i kesaj ngjarjeje te rendesishme artistike dhe kulturore shqiptare. Për katër netë me radhë, tre të zhvilluara në Pallatin e Kulturës Peshkopi dhe një natë në Pallatin e Kulturës të Dibrës së Madhe në Maqedoni, 25 grupe pjesëmarrëse, me më shumë se 1000 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit dibranë folkun e trevave nga vinin, me këngë, valle, humor dhe alegori.

Z. Leskaj ne takimet e zhvilluara me organizatoret e eventit dhe me artistë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, vleresoi jubileun dhe aktivitetin në tërësi, duke theksuar kontributin e çmuar të Odës Dibrane në mbajtjen gjallë të traditës sonë të bukur folklorike dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj. Ai shprehu kënaqësinë për përfshirjen e plotë të mbarë trevave shqiptare në këtë aktivitet dhe për vlerat artistike të shfaqura si edhe për seriozitetin e angazhimit nga të gjithë pjesëmarrësit.

oda2Në tre netët e para të zhvillimit të tij, njëra prej të cilave zhvilluar në Dibër të Madhe, si dhe në natën finale, grupet pjesëmarrëse sollën në skenë këngë, valle, rite tradicionale të zonave nga vinin, alegori etj., duke emocionuar artdashësit dibranë, ku ra në sy Ansambli i Sharrit me riprodhimin e riteve baritore të kësaj treve, si dhe ata të dasmës baritore tradicionale.

Festivali “Oda Dibrane”, është kthyer tashmë në traditë dhe për nga vlerat që përçon në fest-folkun shqiptar, vjen pas atij të Gjirokastrës.

Në fund, kryetari i jurisë së Festivalit, Prof. Zef Çoba, ndau çmime e diploma për individë e grupe të veçantë.