Kryetari i KLSH merr pjesë në Festivalin e Gjirokastrës “Argjiro-Fest 2015”

20.05.2015

I ftuar nga organizatorët e eventit më të rëndësishëm të artit dhe folklorit shqiptar, Festivalit të Gjirokastrës, Kryetar i KLSH-së, z. Bujar Leskaj mori pjesë në “Argjiro-Fest 2015”, zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës në datat 10-16 maj 2015.

gjir1

Në një skenë të re, ngritur për këtë rast, Gjirokastra dje u dha mirëseardhjen 1500 artistëve nga Shqipëria e diaspora dhe pas muajsh përgatitjesh, Festivali Folklorik i Gjirokastrës transmetoi vlerat e folklorit shqiptar të të gjitha krahinave.

gjir2

Nën titullin “Argjiro Fest - ON 2015”, Festivali i Gjirokastrës u prezantua këtë vit si një spektakël gjithëpërfshirës, një festë me muzikë folklorike, kostume, panaire, zeje tradicionale, ekspozita, projeksione filmash, etj. Konkurruan dhe ishin te ftuar 1500 artistë nga 12 qarqet e Shqipërisë, grupe nga Kosova, Maqedonia, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e SHBA, Zvicrës, Turqisë, etj. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë dhe artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare, si Eda Zari, Olen Çezari, Rona Nishliu, grupi polifonik “Inoro” dhe sazet e Janinës, DivanHana e Bosnjë Hercegovines, etj.

Z. Leskaj në takimet e zhvilluara me organizatorët e Festivalit dhe me konkurrues e artistë të shumtë, vlerësoi organizimin e këtij viti si dhe performancën e artistëve. Ai u shpreh se Festivali i Gjirokastrës përfaqëson kulmin e folklorit dhe traditës shqiptare dhe krijimet më të bukura të tij duhet të promovohen më shumë brenda dhe jashtë vendit, me mbështetjen dhe kontributin e të gjithëve.