Kryetari KLSH-së zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë

05.01.2012

Më datën 05 Janar 2012, Kryetari Leskaj zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë z. Abdulla Omuri. Z. Omuri i paraqiti z. Leskaj aktivitetet e Shoqatës dhe problematikat e hasura, duke kërkuar mbështetjen e KLSH.

Kryetari i KLSH vlerësoi rolin e Shoqatës së Invalidëve të Punës në mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie punonjësish dhe theksoi së audituesit e KLSH do ta kenë gjithnjë parasysh dhe do të kërkojnë me force trajtimin dinjitoz, sipas ligjeve në fuqi, për problematikat që jane të lidhura me ta. KLSH do të shikoje mundësitë e propozimeve  për përmirësime ligjore dhe proceduriale, në mënyrë që kjo kategori të marre gjithë mbështetjen që meriton, si atë ekonomike, ashtu dhe mbështetjen morale dhe shoqërore.