Korniza e Matjes së Performancës së SAI-ve

pmf kapak

Korniza e Matjes së Performancës së institucioneve supreme të auditimit publik (SAI-ve),e miratuar ne Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI-t në Abu d’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në dhjetor 2016, u siguron SAI-ve një bazë për vlerësimin vullnetar të performancës së tyre kundrejt Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI-ve) dhe praktikave të tjera të mira ndërkombëtare për auditimin e jashtëm publik.

Korniza e matjes së performancës përbën një ndër dokumentet strategjikë të rëndësishëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili e ka treguar qartazi se ndryshimi, zhvillimi dhe përsosja është filozofia e funksionimit të tij. Kjo filozofi nuk është vetëm një vizion apo një aspiratë, por sikurse është provuar në mënyrë të vazhdueshme, identifikimi dhe aplikimi i instrumenteve që mundësojnë zhvillimin dhe përsosjen në të gjithë dimensionet është një proces i pranishëm në mënyrë të vazhdueshme përgjatë realizimit të veprimtarisë së institucionit tonë. Ky dokument përbën një instrument jetik, i cili nëpërmjet realizmit të procesit të vlerësimit të gjithë aspekteve të aktivitetit të institucionit më të lartë të auditimit publik, mundëson realizimin e një ekzaminimi të detajuar të nivelit të plotësimit të standardeve të krahasuar sipas një sistemi të ndërtuar nga INTOSAI. Procesi hartimit të Kornizës së Matjes së Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, i ndjekur nga Grupi i Punës së INTOSAI-t për “Vlerat dhe Dobitë e SAI-ve” ka qenë gjithëpërfshirës dhe është bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe është testuar gjatë viteve 20132015 nga institucionet homologe më me eksperiencë. KLSH-ja si pjesë aktive e INTOSAI-t në mënyrë sistematike ka ndërtuar sistemet e përdorimit me efiçiencë të instrumenteve të konsoliduar e të rekomanduara nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Implementimi i sistemit të treguesve dhe kritereve, që do të përdoren gjatë procesit të vlerësimit dhe vetë-vlerësimit të përformancës audituese dhe organizative të institucionit, mundëson që të identifikohet, për çdo aspekt të detajuar, niveli i plotësimit të ISSAI-ve, përcakton masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e punës audituese dhe organizative të institucionit. Vetë sistemi i zbatuar për krahasim përbën një tërësi vlerash, të cilat e bëjnë KLSH-në të vendoset sa më pranë institucioneve të vendeve më të zhvilluara dhe më me eksperiencë. Procesi i zbatimit konkret të sistemit të treguesve të matjes së performancës është një realitet i provuar për institucionin tonë.