Konferenca e IV-të Shkencore Vjetore

08.12.2017

Në mjediset e hotel “Tirana International”, Kontrolli i Lartë i Shtetit çeli punimet tre ditore (20-22 qershor) të Konferencës së Katërt Vjetore Shkencore me temë “Analiza e Riskut”.  Viti i katërt i konferencës nuk përbën thjesht një rutinë kalendarike, porse konfirmon suksesin e saj në kapërcimin e riskut të vet, duke u  konfirmuar si një forum i mendimit shkencor, shqiptar e të huaj. Konferenca tërhoqi vëmendjen edhe të Parlamentit Evropian, përfaqësuar nga eurodeputeti Dr. Igor Šoltes, zv/Kryetar i Komitetit për Kontrollin e Buxhetit në PE. Në të morën pjesë 150 përfaqësues nga SAI-t partnere të Polonisë, Turqisë, Kroacisë, Kosovës dhe Malit të Zi, personalitete të njohura dhe me eksperiencë nga Institucionet Supreme të Auditimit dhe EUROSAI, akademikë, profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, dhe “Analiza e Riskut” u projektua nën moton e INTOSA-it “Experentia mutua omnibus prodest" (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë).

Agjenda - Konferenca e IV-të Shkencore Vjetore

Njoftim - Konferenca e IV-të Shkencore Vjetore me temë " Analiza e Riskut"

Botimi - Konferenca e IV-të Shkencore Vjetore "Analiza e Riskut"