Këshilli Bashkiak i qytetit të Vlorës i akordon titullin “Qytetar Nderi ” Dr.Igol Soltes

20.06.2016

 

Në datën 19 qershor 2016, Këshilli Bashkiak i Qytetit të Vlorës i akordoi titullin” Qytetar Nderi” Dr. Igor Soltes, Deputet i Parlamentit Evropian, Zv/Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Buxhetit të këtij Parlamenti, anëtar i Komisionit të Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

1 sol

Në këtë  ceremoni merrnin pjesë figura të shquara të qytetit të Vlorës,anëtarë të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Vlorës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave lokale, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj si dhe drejtues dhe auditues të KLSH.
Sekretari i Këshillit Bashkiak, z.Agron Gjipali foli për veprimtarinë e Dr.Igor Soltes dhe kontributin e dhënë prej tij në bashkëpunimet me KLSH-në  përgjatë viteve 2012-2014.

2 sol

3 sol

Titulli “Qytetar Nderi” i akorduar nga këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës iu dorëzua zotit Soltes nga kryetarja e këtij këshilli znj.Vojsava Shkurtaj. Znj. Shkurtaj vlerësoi kontributin e zotit  Soltes në zhvillimin e kapaciteteve audituese të KLSH-së, gjatë kohës kur z. Soltes ishte President i Gjykatës së Auditimit të Republikës së Sllovenisë dhe njëri prej bashkëpunëtorëve të huaj më me kontribute për Kontrollin e Lartë të Shtetit në drejtim të rritjes së kapaciteteve profesionale të audituesve të tij dhe të modernizimit të Institucionit, si dhe ndihmesën e madhe të z. Soltes në avancimin e procesit të integrimit të vendit nëpërmjet aktivitetit të tij si Eurodeputet.

5 sol

6 sol

Në fjalën e tij para të pranishmëve në ceremoni, z. Soltes u shpreh i vlerësuar për këtë vendim të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Vlorës. “Nga ky moment si qytetar nderi i këtij qyteti të bukur bregdetar angazhohem që të kontribuoj në shanset e tij për bashkëpunim dhe binjakëzim me qytete të tjera të zhvilluara të Bashkimit Europian  dhe në zhvillimin e tij të qëndrueshëm ekonomik dhe social”. Gjatë përshëndetjes së tij, Dr. Soltes vlerësoi figurën dhe kontributin e Kryetarit të KLSH, z.Leskaj në zhvillimin e një partneriteti real midis institucionit që ai drejton dhe SAI-ve të zhvilluara europiane, si SAI Slloven, Austriak, Polak etj.”

4 sol

Kryetari i KLSH-së në fjalën e tij e falënderoi Eurodeputetin Soltes për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në aktivitetin e  tij në Parlamentin Europian dhe u shpreh i bindur se ky kontribut do të rritet më shumë në të ardhmen. Një falënderim të veçantë zoti Leskaj i adresoi për anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Vlorës, të cilët vlerësuan figurën e Eurodeputetit   Dr .Soltes, mikut dhe bashkëpunëtorit të KLSH-së.

Në datat 20 – 22 qershor, zoti Soltes do të drejtojë Punimet e Konferencës së Katërt Vjetore Shkencore të KLSH-së “Analiza e Riskut” dhe do të zhvillojë një takim miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë  SH.T.Z Bujar Nishani.