KLSH zhvilloi në Tiranë trajnimin me temë “Teknologjia e informacionit - Mbështetje IT në proceset e auditimit dhe softwerët e auditimit”.

14.11.2018

Në datat 14-15 Nëntor 2018, në Tiranë, u zhvillua trajnimi IT me temë “Teknologjia e informacionit - Mbështetje IT në proceset e auditimit dhe softwerët e auditimit”.
Ky bashkëpunim udhëhiqet nga misioni i Rrjetit të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale kandidate për në BE, duke synuar kërkimin e zgjidhjeve për problemet e përbashkëta dhe zhvillimin progresiv të punës audituese të SAI-ve të vendeve të këtij rrjeti  në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky trajnim u organizua bazuar në planin e punës të Rrjetit për periudhën 2018-2020, i cili është zhvilluar në bazë të inputeve të nxitura nga një sondazh i shkurtër i kryer nga SIGMA për të marrë pikëpamjet e rrjetit mbi prioritetin e aktiviteteve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ishte SAI mikpritës dhe në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues  nga SAI-t e Turqisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Fokusi kryesor i trajnimit ishte mbështetja e IT në proceset e auditimit.

seminari it audit1

Drejtoresha e Përgjithshme znj.Lindita Lati (Milo), në emër të Kryetarit të KLSH, përshëndeti dhe u uroi mirëseardhjen SAI-ve pjesëmarrëse në aktivitet. Në fjalën përshëndetëse znj.Lati theksoi se zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit vendosi nevojën për të përmirësuar kapacitetin tonë për të absorbuar teknologjinë e re dhe për të mbështetur qasjen inovative të auditimit IT.
Trajnimi u moderua nga Drejtoresha  e Departamentit të Strategjisë dhe Metodologjisë së Auditimit,znj.Albana Gjinopulli.

seminari it audit2

Takimi i ditës së parë nisi me prezantimin e metodologjisë së auditimit, objektivave dhe proceseve që përfshin auditimi. Kjo temë u referua nga Drejtoresha e Departamentit të Strategjisë dhe Metodologjisë. Gjatë prezantimit znj.Gjinopulli theksoi rëndësinë e metodologjisë së auditimit si një nga elementet thelbësorë për të realizuar një auditim me cilësi dhe të mbështetur në standardet ndërkombëtare. Ditën e parë pjesëmarrësit ndoqën me interes 2 tema të mbajtura nga z. Kozma Kondakciu Drejtor i Drejtorisë së Auditimit IT në KLSH e konkretisht atë të "Përdorimit të Manualin Aktiv të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit" dhe të "Përdorimit të teknikave Vizualizuese në Auditim" në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Pjesëmarrësit ndoqën me shumë interes temat e prezantuara nga SAI i Maqedonisë dhe Serbisë për suportin IT dhe mbështetjen e saj në auditimet e zhvilluara. Të dyja këto SAI treguan teknikisht softwaret që ata përdorin në një proces auditimi qoftë IT apo i kombinuar.
Trajnimin e përshëndetën dhe prezantuan eksperiencën e tyre përfaqësues të Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA-s), znj. Magdalena Cordero Valdavida, Drejtore e IT dhe z. Emanuele Fosseti përgjegjës sektori IT. Prezantimi i temës “Analizimi i të dhënave” u realizua me video konferencë. Një prezantim interaktiv dhe frytdhënës për sa i përket eksperiencës europiane. 

seminari it audit3

seminari it audit4

Temat e prezantuara në ditën e dytë të aktivitetit ishin teknike dhe shumë të detajuara për audituesit IT, të cilët jo vetëm mund të mbështesin audituesit në procesin e auditimit por arrijnë të analizojnë një databazë dhe të kenë rezultate pozitive. Gjatë ditës së dytë të trajnimit peshën kryesore e kishte SAI Turk, i cili prezantoi zhvillimin e Data Mining, përdorimin e aplikacioneve dhe  nxjerrjen e të dhënave gjatë auditimit. Përfaqësuesit e SAI-t Turk treguan me shembuj dhe ilustrime se si ata realizojnë procesin e përpunimit të të dhënave, mjetet dhe teknikat.

Nga z. Aldo Kita përgjegjësi i Sektorit IT-së në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Llogjistikës në KLSH prezantoi praktikën e KLSH-së në menazhimin e proceseve dhe konkretisht "Sistemin e Informacionit për Menaxhimin dhe Mbështetjen e Proceseve të Auditimit"  (SIMMPA).

Të dy ditët e trajnimit u ndoqën me shumë interes dhe nuk munguan pyetjet, sugjerimet dhe ndarje e eksperiencës midis SAI-ve pjesëmarrëse.
Trajnimi u shoqërua dhe me aktivitete sociale dhe me shumë interes nga të ftuarit  u prit  vizita në Muzeun Historik Kombëtar.