KLSH pjesë e rrjetit ndërkombëtar për auditimin e Integritetit

28.04.2017

Një nga aspektet e cilësuara në Kongresin e XII-të të INTOSAI-t ishte forcimi i rolit të Institucioneve Supreme të Auditit për parandalimin dhe  ndërmarrjen e masave kundër korrupsionit nëpërmjet instrumentit të vlerësimit të integritetit në institucionet publike.
hungariNë kuadër të angazhimeve konkrete për plotësimin konkret të këtij objektivi KLSH morri pjesë në seminarin e zhvilluar nga zyra Shtetërore e Auditimit të Hungarisë, e cila bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare si ajo Holandeze ka zhvilluar vlerësimin e integritetit të të gjitha institucioneve publike hungareze.
Gjatë ditëve të zhvillimit të seminarit u trajtuan çështjet e mëposhtme:
-Mësimet e nxjerra paraprakisht gjatë sondazheve për integritetin.
-Analiza e riskut për integritetin si baza e studimit të integritetit.
-Përzgjedhja e kontrolleve të integritetit dhe kuadri i menaxhimit të integritetit.
-Hartimi dhe paraqitja e pyetësorit për integritetin.
-Përdorimi dhe vlerësimi i algoritmeve gjatë studimit të integritetit.
-Nxjerrja e rezultateve të sondazheve për integritetin dhe komunikimi i tyre.
-Përvoja praktike të kryerjes së anketave për integritetin.
-Mbështetja  për organizatat që marrin pjesë në studimin për integritetin.
-Krijimi dhe funksionimi i sistemeve të menaxhimit të integritetit, udhëzime.
-Auditimi i integritetit.
-Hartimi konkret i një  projekti të studimi të integritetit.

Seminari u zhvilluar në datat 24-28 prill dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga znj. Lindita Lati, Drejtor i Përgjithshëm , z. Artur Hasanbelliu, Drejtor i Auditimit të Brendshëm dhe z. Flavjo Xhuveli jurist në Departamentin Juridik, Kontrollit  të Zbatimit të Standardeve. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të SAI-eve të Kosovës, Maqedonisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.