KLSH përkujton Prof. Dr. Niko Panon

16.11.2017

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Hapur në KLSH, në datën 16 nëntor në ambientet e KLSH u organizua aktiviteti “In Memorium” për Prof.Dr.Niko Panon, që është ndarë nga jeta përpara pak ditësh.

Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj në fjalën e tij evidentoi vlerat e Prof.Panos si njeri, si shkencëtar dhe si bashkëpunëtor i KLSH-së, duke sjellë edhe pjesëza bisedash dhe kujtimesh me Prof. Dr.Niko Pano.

 

foto_1_copy_1_3534

foto_2_copy_2_3535

Kryetari i KLSH-së e vlerësoi Prof. Panon si njeri me virtyte te rralla, si organizator dhe njëkohësisht hulumtues i palodhur, gjithnjë i qeshur, i dashur dhe komunikues me koleget. Ishte përherë i zënë me pune dhe me dëshirë te pashtershme për te ndihmuar. Si Kryetar i Shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ai dha një kontribut te shquar.

Krahas Kryeveprës se tij, monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, ai është bashkautor i monografisë “Ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike në Shqipëri” (viti 1967); autor i studimit “Ligjshmëria e depërtimit të ujërave të detit Jon në Adriatik” (1973); i punimeve “Hidrologjia e Shqipërisë” (1984); “Gjeografia Fizike e Shqipërisë” (1990), etj.

Më pas në emër të Akademisë së Shkencave e mori fjalën Prof.Dr.Salvator Bushati, i cili evidentoi KLSH-në si institucion që bashkëpunon dhe vlerëson figurat shkencore, megjithëse nuk bën pjesë në institucionet Kërkimore-Shkencore të vendit. Prof.Bushati u shpreh se “ e kam të vështirë të shtoj pas fjalës së z.Leskaj ndonjë gjë tjetër për Prof.Panon sepse KLSH ka bërë një “auditim” të shkëlqyer të veprës dhe punës së Prof.Niko Panos” . Zoti Bushati e mbylli fjalën e tij duke evidentuar kontributin e Prof.Panos për Akademinë e Shkencave.

foto_3_3536

foto_4_3537

Me shumë interes u ndoq nga të pranishmit edhe fjala e Prof.Dr. Sazan Gurit, i cili ka bashkëpunuar ngushtësisht gjatë viteve me Prof.Panon. Në fjalën e tij, Prof.Guri vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e Prof.Panos në fushën e gjeologjisë, duke e cilësuar punën e tij si “vepra hidrologjike më fantastike dhe si oqeanografin e vetëm në Shqipëri”. Prof.Sazan Guri falënderoi z.Leskaj për vlerësimin që i bën KLSH personaliteteve shkencore të fushave të ndryshme.

Në fund, e bija e Profesorit, zj.Evis Pano, foli për Profesorin si baba dhe si familjar, për edukimin dhe vlerat morale qe iu ka transmetuar pasardhësve të tij, duke theksuar qe Prof.Pano të gjithë jetën e tij ia dedikoi shkencës.

Fjala e plotë e Kryetarit të KLSH z. Bujar Leskaj