KLSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë.

 

Në kuadër të Takimit të Grupit të Punës së INTOSAI-t për Rishikimin e ISSAI 30- Kodit të Etikës, ne datat 2-4 mars 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj zhvilloi një vizitë në Krakow Poloni.

Gjatë qëndrimit të tij në Krakow z. Leskaj u takua me Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë z. Krzysztof Kwiatowski  me të cilin u diskutua për fillimin e projektit të binjakëzimit për ngritjen e kapaciteteve institucionale të KLSH,  i cili do të implementohet në KLSH në dy vitet e ardhshme në kuadër të projektit IPA.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Leskaj dhe Presidenti i Zyrës Supreme të auditimit të Polonisë z. Kwiatowski në përfundim të takimit nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët në të cilën të dy institucionet në vijim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të vitit 2012, angazhohen:
•për arritjen e objektivave të projektit të binjakëzimit, me synim përdorimin me efektivitet, eficiencë, transparencë dhe përgjegjshmëri të fondeve publike;
•për implementimin e objektivave të projektit të binjakëzimit, të cilat janë në përputhje me praktikat në të mira të BE dhe standardet  e aplikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit(INTOSAI);
• për të punuar ngushtësisht së bashku për arritjen e rezultateve të pritshme të aktiviteteve të projektit të listuara në Kontratën e Projektit të Binjakëzimit;
•për angazhimin e  stafit të dy institucioneve për implementimin e projektit të binjakëzimit;
•për mbështetjen e domosdoshme që kërkohet për implementimin e aktiviteteve të projektit, të përshkruara në Kontratën e Projektit të Binjakëzimit.
Z. Leskaj vlerësoi rëndësinë që ka ky projekt për Kontrollin e Lartë të Shtetit pasi institucioni i KLSH dhe audituesit do të kenë mundësinë të njihen me praktikat më të mira në fushën e auditimit dhe  trajnimet që do të kryesh gjatë implementimit të projektit të binjakëzimit do ti shërbejnë ngritjes së tyre profesionale dhe modernizimit të auditimit të jashtëm në Shqipëri.

takimi_pol1

Z.  Kwiatowski theksoi se Zyra Supreme e  Auditimit të Polonisë i ka dhënë një rëndësi të veçantë implementimit të suksesshëm të Projektit të Binjakëzimit në KLSH dhe është e angazhuar për përfshirjen në të të ekspertëve më të suksesshëm në fushën e auditimit.

takimi_pol2

Kryetari i KLSH, z. Leskaj dhe Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Kwiatowski më pas përshëndetën aktivitetin e Grupit të Punës për ISSAI 30 dhe adresuan vlerësime për kontributin dhe angazhimin e e përfaqësuesve të institucioneve supreme të auditimit në cilësine e anëtarëve të grupit të punës të INTOSAI-t për rishikimin e ISSAI 30- Kodit të Etikës, duke theksuar rëndësinë e pa diskutueshme që ka hartimi i këtij dokumenti për komunitetin e INTOSAI-t.

takimi_pol3

Në datat 2-4 mars 2016 ky grup pune zhvilloi takimin e tij të fundit, në të cilën u diskutuan komentet e përcjella nga 31 SAI-e mbi draftin e bërë publik nga INTOSAI. Dokumenti do t'i përcillet për miratim Komitetit Drejtues të INTOSAI dhe do të miratohet në Kongresin e XXII të INTOSAI-t që do të zhvillohet në Abu Dhabi në datat 8-11 dhjetor 2016.

Në këtë vizitë z. Leskaj shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm, znj. Luljeta Nano dhe Specialistet, znj. Alma Shehu e znj. Elira Elezi.

Deklarata e Përbashkët

Deklarata e Përbashkët në gjuhën angleze