KLSH merr pjesë në workshop-in për Kontabilitetin e Kostos

Në datat 28-30 prill 2015 në Ljubljanë,  Slloveni në Qendrën e Ekselencës për Financat (CEF) u organizua workshop-i me temë “Kontabiliteti i Kostos”. Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Drejtore e Departamentit të Auditimit të Buxhetit Qendror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm zj. Manjola Naço dhe audituese zj. Ina Sokoli.

cef kontab

Në workshp morën pjesë përfaqësues të SAI-eve dhe institucioneve të tjera nga vende të ndryshme si Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Letonia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Shqipëria.

Workshop-i mbi kontabilitetin e kostos u zhvillua në kontekstin kur vendet e Europës Juglindore aktualisht nuk e përdorin por po shohin mundësin sesi të fusin konceptet e saj. Megjithatë ky është një proces që kërkon përpjekje nga të gjithë aktorët, veçanërisht nga ana e menaxhimit, menaxherit i duhet që të bëjë një analizë më të detajuar të kostos se sa është bërë deri tani. Pjesëmarrësit e workshop-it ishin dakord që hapi i parë dhe më i rëndësishëm është përhapja e një kulture të kostos së vazhdueshme.

CEF zhvilloi këtë workshop mbi kontabilitetin e kostos me vendet e rajonit. Ky workshop u ofrua nga Noel Hepworth dhe Gary Gilbert, profesionist të fushës së financave publike, dhe u diskutuan dilemat dhe mundësitë që jep përdorimi i sistemit të kostos dhe u zhvilluan praktikisht disa teknika të kostimit.
Në qëllimin e menaxhimit të financave publike dhe sistemeve të kontrollit, kontabiliteti i kostos është një element i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes. Ajo përmirëson vendimet e buxhetit dhe forcon lidhjen midis burimeve dhe outputeve/të ardhurave të institucionit.

Qëllimi i këtij workshop-i është që të kuptohet se sa i rëndësishme është përhapja dhe përdorimi i kontabiliteti i kostos për menaxhimin dhe të bëhet dallimi midis koncepteve të ndryshme të kostos nga metodave të matjes së saj.

Fokusi ishte mbi mënyrën se si kontabiliteti i kostos shton vlerë duke kuptuar sjelljet e kostos dhe drejtimin e saj, duke i ofruar menaxhimit matës kuptimplotë kostoje në mënyrë që ata të mund ti përdorin në kërkimin e vlerës së parasë.   
Federata Ndërkombëtare e Kontabilitetit (IFAC) është një organizatë botërore për profesionin e kontabilistit. IFAC (2000, 5) raporton se kontabiliteti i kostos në kohën e sotme shihet si “një aktivitet që jep informacionin dhe të dhëna mbi kostot të cila përmbushin një sërë nevojash të vendimmarrjes së menaxhimit.”

Në këtë kontekst kontabiliteti i kostos mund të jetë një mjet i dobishëm për menaxhimin. Nuk ka me të vërtetë rëndësi në qoftë se një vend përdor kontabilitetin në bazë cash-i apo rritës, ai ka vlerë në çdo situatë.

Ky workshop trajtoi sesi kontabiliteti i kostos mund të përdoret në njësitë qeveritare. Gjithashtu u diskutua sesi mund të identifikohen kostot, si mund të klasifikohen dhe se cilat koncepte të kostos duhet të përdoren.

Gjatë këtij workshop-i u trajtuan çështje si: hyrje në kontabilitetin efektiv të kostos dhe rëndësia e kontabilitetit të kostos, kostot absorbuese, kosto për njësi dhe kosto e punës, kosto marxhinale, teknika të kostos.