KLSH merr pjesë në takimin e organizuar nga SAI Çek dhe Gjerman mbi Objektivat Strategjikë të EUROSAI-t

10.10.2019

Në datat 9-10 Tetor 2019 në Liberec, të Republikës Çeke u zhvillua takimi i 3-të i një prej drejtimeve kryesore të Planit Strategjik të EUROSAIt 2017-2023, për mbështetjen e auditimeve efektive, inovative dhe adekuate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional (SG1). KY takim  u realizua me mikpritjen e SAI-ve bashkë-organizatore të Republikës Çeke dhe Gjermanisë. Në takim morën pjesë 36 përfaqësues nga 12 SAI-e të Evropës: Belgjika, Britania, Estonia, Çekia, Gjermania, Hungaria, Lituania, Portugalia, Spanja, Suedia dhe Turqia. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim  u përfaqësua nga z. Muhamed Kavaja, z. Ryisim Xhaja dhe znj. Armanda Begaj.
 

ceki

Takimi  filloi me një përmbledhje të zhvillimeve në Planin Operacional të EUROSAI-t, nga Gjykata Turke e Llogarive, si SAI që ka Presidencën e EUROSAI-t dhe Kryetari i Ekipit të Koordinimit, si dhe nga SAI-et e Çekisë dhe Gjermanisë.

Nga SAI i Tuqisë u  prezantuan projekt-dokumentet mbi:
• Mbylljen e Projektit;
• Sigurimin e Cilësisë së Produkteve të EUROSAI-t,

Nga SAI-et e Gjermanisë, Çekisë, Belgjikës, Hungarisë dhe Britanisë së Madhe u prezantuan progres raportet për projektet:
1. Risi në EUROSAI;
2. Baza e të dhënave për auditimet e EUROSAI-t;
3. Baza e të dhënave për produktet e EUROSAI-t;
4. Ndjekja e zbatimit të rekomandimeve  të auditimit;
5. Trajnimet;
6. Projekt Grupi për menaxhimin e Cilësisë, etj.

SAI Cek prezantoi platformën BIEP–Benchmarking Information Exchange Project (Platforma e Shkëmbimit të Informacionit), e cila është një platformë që nxit bashkëpunimin ndërmjet SAI-ve, përmes shkëmbimit të ideve dhe përvojave në përdorimin e të njëjtës metodologji të auditimit dhe që synon të krahasojë indikatorët kryesorë të performancës (KPI) në kushtet specifike të vendeve të ndryshme.

Në fund të seancës u organizua një sesion shkëmbim idesh mbi bazat e të dhënave që përdoren në SAI-et anëtarë të EUROSAI-t, si dhe anketimet dhe pyetësorët e ndryshëm.

Dita e parë e takimit u përmbyll  me një informacion të hollësishëm mbi Kongresin e XI-të të EUROSAI-t, që do të mbahet në Pragë në vitin 2020.

Dita e dytë e takimit të SG1 ishte kushtuar kryesisht në sesione diskutimesh dhe shkëmbime mendimesh për çështje të tilla si integrimi i bazave të të dhënave EUROSAI për t'i bërë ato më miqësore dhe efektive; dhe pritjet edhe nga Presidenca e ardhshme e EUROSAI gjithashtu. Në fund të takimit u përditësua  Plani Operacional SG1.