KLSH merr pjesë në takimin e nëngrupit të Qeverisjes Elektronike të grupit të punës TI të EUROSAI mbi TI dhe në seminarin mbi Manualin Aktiv të Auditimit TI.

25.10.2017

Në datat 18-20 tetor 2017, në Lisbonë të Portugalisë u zhvillua takimi i nëngrupit të Qeverisjes Elektronike i Grupit të Punës TI të EUROSAI si dhe seminari mbi Manualin Aktiv të Auditimit te Teknologjisë së Informacionit.
Në takim morën pjesë pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara, India, Timori, Polonia, Letonia, Estonia, Hungaria, Islanda, Shqipëria dhe Gjeorgjia.
portugaliKontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim u përfaqësua nga Kozma Kondakçiu Drejtor i Drejtorisë së Auditimit TI, dhe audituesit Elira Cukalla, Benard Haka, Mehalb Abazaj dhe Agron Opari.

Në ditën e parë të takimit pjesëmarrësit i përshëndeti Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Portugalisë Vítor Caldeira i cili ndër të tjera vlerësoi rolin e veçantë të teknologjisë së informacionit në Auditim ndër të tjera ai theksoi se mjete të tilla janë vazhdimisht në zhvillim dhe lejojnë audituesit nga e gjithë bota për t'u marrë me sfidat e reja që lindin nga përdorimi gjithëpërfshirës dhe kompleks i teknologjive të informacionit në institucione, duke përfshirë sulmet kibernetike, çështje shumë e rëndësishme në shekullit të XXI. Në përfundim të fjalës së tij z. Caldeira i uroi pjesëmarrësit një qëndrim të këndshëm në Lisbonë.

Fjalën e hapjes së takimit dhe raportimin mbi ecurinë e projektit të kontrollit të hapësirës së e-Qeverisjes, apo "KUBI-t" zhvilluar nga Grupi i Punës TI i EUROSAI-it, z. Banaś Pawel i Këshilltar i Presidentit te NIK-ut të Polonisë theksoi rëndësinë e KUBI-t si një mjet për të lehtësuar auditimet e qeverisjes elektronike. Kubi është i pajisur me një databazë "inteligjente" e ndërfaqe në faqen e web të Internetit të EUROSAI-t për hedhjen e raporteve të auditimit të E-Qeverisjes nga SAI të ndryshme, nga të cilat përdoruesve i krijohet lehtësisht mundësi qasjeje jo vetëm në raportet e SAI-ve për auditimet e qeverisjes elektronike, por edhe artikuj, prezantime, metodologji, dhe materiale të tjera. Ideja e KUBI-t nuk është vetëm të mbledhë burime interesante të informacionit, por edhe t'i ofrojë ato së bashku me analizën bazë.
 - për momentin KUBI klasifikojmë tema, funksionet e menaxhimit, rastet e rrezikut dhe qëllimet e projekteve, duke e bërë më të lehtë për të gjetur shpejt jo vetëm për audituesit publikë që punojnë në fushën e e-qeverisjes, por të gjithë që janë të interesuar në auditimin modern të IT-së.
Prezantimi vazhdoi me diskutime mbi zhvillimet e ardhshme dhe u shoqërua me shëmbuj mbi praktikat e përdorimit të KUBI-t.
Në ditën e dytë të takimit nga z. Neelesh Sah Kontrollor dhe Auditues i Përgjithshëm i SAI të Indisë u theksua ndër të tjera se Manuali i Auditimit IT vazhdon të jetë i vlefshëm dhe strukturuara e tij paraqitet e pa ndryshuar, por nga ana tjetër ndryshimet në fushën e auditimit sjellin nevojën e shtimit të matricave të reja, procesi i ndryshimit na mundëson një zhvillim dinamik të tij.
Me prezantimin “Konceptet e Manualit Activ të auditimit TI” z. Piotr Prokopczyk Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shkencës, Arsimit & Trashëgimisë Kombëtare nga NUK-u i Polonisë  theksoi se Manuali Activ i TI ka objektivin thelbësor të vënies në praktikë të "Manualit WGITA - IDI mbi Auditimin e TI-së për Institucionet Supreme të Auditimit", duke ndihmuar audituesin me informata thelbësore për të planifikuar një auditim të TI, mbledhjen e rezultateve dhe shkëmbimin e njohurive.

Ky mjet në formën e një prototipi në zhvillim, u lind si ide dhe u zhvillua gjatë procesit të Binjakëzimit të NIK Polak me KLSH-në, ku një rol të veçantë ka pa dyshim z. Banaś Pawel i SAI-t të Polonisë dhe z. Carlos Cardoso Drejtor i departamentit TI në Gjykatën e Llogarive e Portugalisë.
Relatori vlerësoi rolin e Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë në këtë zhvillim si dhe theksoi se mjeti është duke u testuar në një auditim pilot që është në proces. Manuali Aktiv i Auditimit TI është një mjet që mund të shkarkohet nga faqet e INTOSAIT dhe EUROSAI-t për përdorim nga çdo SAI.

Nga João Carlos Cardoso Drejtor i departamentit TI në Gjykatën e Llogarive e Portugalisë të pranishmit u njohën me guidën e këtij manualit Aktiv të Auditimit TI. Si dhe të pranishmit kryen teste mbi këtë manual.
Nga Panwar Madhav Drejtor mbi Teknologjinë ne GAO (SAI i shteteve te bashkuara te Amerikës) të pranishmit u njohën me konceptin dhe praktikat  e "plug-ins" që do të veprojnë si përditësime teknike, duke përshtatur manualin Aktiv me ndryshimet e shpejta të mjediseve kompjuterike.

Nga të pranishmit gjatë diskutimeve u vlerësua mundësia e krijimit të Plug-ins nga çdo SAI dhe u theksua rëndësia që eksperiencat e ndryshimeve dhe zhvillimeve të manualit të vlerësohen dhe të çojnë në një version të ri të Manualit Aktiv te Auditimit TI i cili do të përmbledhë të gjitha Plug-ins e vlerësuara pozitivisht duke lehtësuar përdorimin e mëtejshëm të manualit.

Aktiviteti paraprak i vlerësimit të riskut për planifikimin e auditimit me manualin Aktiv të Auditimit u paraqit nga z. Albert Olafsson Drejtori i Auditimit TI në SAI-n e Islandës.

Në ditën e tretë z. Alo Lääne Auditues i Lartë i SAI-t  të Estonisë u shpjeguan testet e zhvilluara për të parë funksionalitetin e këtij mjeti të cilat vërteton që prototipi i prodhuar paraqet qëndrueshmëri e mund të përdoret me sukses.

Nga Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Auditimit të TI në KLSH z. Kozma Kondakçiu u bë një prezantim mbi zhvillimin e auditimit IT në KLSH si dhe eksperiencën mbi përdorimin e Manualit Aktiv në auditim. Ndër të tjera në prezantim u theksua roli i Manualit Aktiv jo vetëm si mjet ndihmës në auditim por edhe ai i trajnimit duke Audituar. Të pranishmit ndoqën me interes prezantimin dhe kërkuan informacione të cilat u shpjeguan në trajtën e bashkëbisedimeve që anëtarët e drejtorisë zhvilluan në këtë takim.

Takimi vazhdoi me diskutime rreth perspektivës se manualit dhe detyrat e grupit për zhvillimin e tij ne prridhen afatshkurtër dhe atë afatgjate. Te pranishmit theksuan nevojën e  konsolidimit dhe rifreskuar e këtij mjeti, duke e përshtatur atë me një mjedis gjithnjë në ndryshim të informatikës.
Nga takimi u la detyrë që pjesëmarrësit të promovojnë këtë mjet dhe të krijojnë mundësi edhe për trajnime me SAI të tjera partnere.

Në fund të takimit u vlerësuan projektet dhe fryma e bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse të grupit të punës si dhe kontributin e pjesëmarrësve në ngritjen e cilësisë së Auditimit të TI.