KLSH merr pjesë në takimin e 10 të grupit të punës së Auditimit të Teknologjisë së informacionit (EUROSAI WGIT).

Në datat 29 deri më 1 korrik 2015 pranë Zyrës së Auditimit Suprem të Polonisë u mbajt takimi i 24-t i grupit të punës së Auditimit të Teknologjisë së informacionit të INTOSAI-t (WGITA) i pasuar nga takimi i 10 i grupit të punës së Auditimit të Teknologjisë së informacionit të EUROSAI ( WGIT).
Takimi i datës 01 korrik u hap me përshëndetjet, e Presidentit të NIK z. Krzysztof Kwiatkowski në cilësinë e kryetarit të vendit pritës njëkohësisht edhe kryesues i grupit të punës së Auditimit të IT së  EUROSAI-t, dhe atë të Kontrollorit dhe Auditori i Përgjithshëm i Indisë Shashi Kant Sharma kryesues i grupit të punës së Auditimit të IT së INTOSAI-t kryesues i grupit të punës së Auditimit të IT së grupime respektivisht me 36 dhe 50 anëtarë.
Gjatë seancës së përbashkët u paraqiten ecurinë e projekteve të tyre në zhvillim nga të grupet si dhe shkëmbyen përvojat, idetë mbi përdorimin e mjeteve në auditimin IT.

it group varshav

Në takim e datave 01-02 korrik 2015 morën pjesë dhe një grup nga KLSH i kryesuar nga drejtori i Auditimit të Teknologjisë së informacionit Kozma Kondakciu dhe audituesi Marenglen Sinani.
 
Pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojën e mbështetjes së Auditimit IT me standarde ku u cilësua se mungesa e ISSAI-ve në fushën e Auditimit te IT (veç atij 5300).
Diskutantë të ndryshëm mbështetën idenë se auditimi i IT është mbështetur dhe duhet të vazhdojë të mbështetet mbi kornizën COBIT si dhe për rolin që po luan Manuali i Auditimit të IT (Handbook IT Audit)

Në diskutimin e tij z. Shashi Kant Sharma. tha veç të tjerash tha se grupi i punës se INTOSAI mbi Auditimin e IT po punon mbi ripunimin e ISSAI 5300 dhe vitin e ardhshëm ky standard do të jetë në dispozicion për përdorim për të gjithë auditorët publike në të gjithë botën.
Këshilltar i Presidentit NIK Paweł Banas konfirmoi se jemi në mes të punës për këtë standard, dhe po përpiqemi që ai të jetë konciz, të mbulojnë vetëm çështjet themelore si përcaktime, fushat dhe kërkesat për Auditim IT.
Pjesëmarrësit e konferencës treguan interesin e tyre të veçantë në Manual e Auditimit të IT si pjesë e projektit të përbashkët të Grupit të Punës të INTOSAI-t për Auditimin e TI-së dhe Iniciativës për Zhvillim INTOSAI (IDI).
Madhav Panwar nga SHBA, anëtari i projektit të Manualit të Auditimit të IT cilësoi se është e rëndësishme zhvillimi i kapaciteteve të Auditimin e IT dhe forcimi tyre në Institucionet e Auditimit në mbarë botën, për këtë qëllim duhet të sigurohemi që standardet e manualet duhet të jenë as shumë teknik e as shumë të thjeshtë kështu që të gjithë mund ti përdorin në mënyrë adekuate për auditim.

Prezantimi dorëzuar nga përfaqësuesi i SAI të Iranit mbi Sistemin Elektronik të Auditimit gjithashtu ngjalli interes të madh nga pjesëmarrësit e konferencës, i konceptuar për të rritur shpejtësinë dhe saktësinë e procesit të monitorimit dhe auditimit, dokumentacioni i këtij programi do ti ofrohet projektit të WGITA për menaxhimin e auditimit.

Pjesëmarrësit nder të tjera shkëmbyen opinione e mendime në çështjet e mëposhtme:
- Nevojën e rishikimit të ISSAI-t 5300 që të mbushë boshllëkun midis standardeve dhe udhëzimeve ekzistuese dhe nevojën që  ky ISSAI të shkojë në një linjë me standardet dhe udhëzimet tjera.
- SAI e të gjitha vendeve duhet të shtojnë përpjekjet që pozita e Auditimit IT në SAI të jetë më e fortë, kjo është një sfidë që nuk mund të shmanget, zhvillimi i teknologjive të informacionit ka një rol në rritje të mjedisin e auditimeve  të IT.
- Niveli  dhe cilësia e Auditimit IT të gjithë SAI-t e botës duhet të jetë më e balancuar.
- SAI e të gjitha vendeve duhet të shtojnë trajnimet në këtë fushë , WGIT dhe WGITA do të  shtojnë mbështetjen për planet e trajnimit SAI-ve.
- Përhapja e praktikave të mira të organizmave të njohur profesionale, si ISACA.
- Nevojën e përcaktimit e fushëveprimin dhe kritereve e qasje të përbashkëta për auditimet e IT.
- Nevojën e përdorimit te standardeve të  auditimit e përputhshmërisë, kontrollin financiar dhe performancës në Auditimit e IT.

Gjatë ditës së dytë të takimit u shqyrtuan ecuria e projekteve të grupit të punës ku pjesëmarrësit diskutuan e ndanë mendime në lidhje me:

- Projektit e paraqitur nga përfaqësuesi i Belgjikës për përdorimi e metadata-ve si një mjet në hetimin e mashtrimit.
- Projektit të kryesuar nga NIK të Kontrollit të Hapësirës e e-Qeverisjes, apo "KUBI".
- Projekti mbi seminaret e vetëvlerësimit  IT (ISA) dhe atë të vetëvlerësimit të Auditimit IT (ITASA) nga SAI i Zvicrës dhe përdorimit të mjeteve te zhvilluara për këtë proces nga SAI i Hungarisë. Gjatë paraqitjes së ecurisë u cilësua edhe KLSH si pjesëmarrëse këtë projekt (ka  kryer ISA dhe është parashikuar për të kryer ITASA brenda vitit 2015).
 - Projekti i Auditimit paralel të pasaportave biometrike.

Në mbasditen e datës 02.07.2015 pjesëmarrësit vizituan Qendrën e Monitorimit Elektronike  ku Gjeneral Paweł Nasiłowski. i njohu me sistemin e TI-së që zbatohet nga Ministri i Drejtësisë për të dënuarit me kusht si dhe morën pjesë në disa aktivitete sociale.

Në fund të takimit u vlerësuan projektet dhe fryma e bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse të grupit të punës si dhe kontributin e pjesëmarrësve në ngritjen e cilësisë së Auditimit të IT.

Nga ana e SAI-t të Çekisë u shpreh angazhimi për organizimin e takimit të ardhshëm të grupit të punës që do mbahet në Pragë në vitin 2016.