KLSH merr pjesë në seminarin mbi Auditimin e përputhshmërisë

Përdorimi i udhëzimeve të auditimit të përputhshmërisë (ISSAI 400 dhe 4000-4999) dhe praktika më e mirë.

Më datë 28-29 tetor 2014, u mbajt në Vilnius të Lituanisë, takimi ndërkombëtare i Institucioneve Supreme të Auditimit Europian (EUROSAI), seminari me temë: "Auditimi i Përputhshmërisë: Udhëzime mbi Përputhshmërinë e Auditimit (ISAAI 400 dhe 4000-4999) dhe aplikimi i praktikave më të mira."

2014-10-28_eurosai_group_photo

Shkëmbimi i eksperiencës të Institucioneve Supreme të Auditimit, të standardeve ndërkombëtare si përvojë, për të fituar njohuri të reja, duke mësuar dhe  punuar së bashku me kolegët e mbledhur, të cilët ishin më shumë se 60 pjesëmarrës në seminar:
"Siç rezultoi edhe nga seminari, një nga objektivat e auditimit është – fakti për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje. Në këtë rrugë, më të dobishme për ne si Institucione Supreme të Auditimit është zbatimi i standardeve ndërkombëtare për auditimin e sektorit publik. Megjithatë, është e rëndësishme që të njohim faktin se zbatimi në praktikë i standardet ndërkombëtare, gjatë aplikimit prej Institucioneve Supreme të Auditimit janë përballur me disa sfida. Kjo është arsyeja pse doli e rëndësishme fakti që ne kemi nevojë për tu takuar dhe për të shkëmbyer përvojat tona dhe praktikat më të mira dhe për të përmbushur kërkesat tona në procesin e çështjeve të reja.
Përfaqësuesit nga Lituania, Letonia, Turqia, Finlanda, Estonia, Institucionet SAI-ve pjesëmarrës, prezantuan praktikat e tyre më të mira në këto institucione, duke diskutuar çështjet e metodologjisë dhe zbatimin e problemeve të auditimit të përputhshmërisë. Të ftuarit ndanë midis tyre njohuritë dhe dhanë shembuj praktike se si mund të arrithet në një bashkëpunim efektiv midis audituesit dhe entitetit të audituar.
Gjatë seminarit dolën përfundime të cilat ndihmuan pjesëmarrësit për t'u marrë më mirë me problemet që dalin nga auditimet e pajtueshmërisë në vendet e tyre, gjithashtu u pa mundësia për të përmirësuar standardet.
Trajnimi u krye edhe në formën e bashkëbisedimit për vetë kohën e shkurtër që kishim në dispozicion.

national audit office of lithuania %281%29 (1)

Të gjithë pjesëmarrësit nga ana e grupit që ne përfaqësonim, ishim aktivë për trajtimin e çështjeve të ndryshme duke dhënë mendimin tonë dhe përvojën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Mendojmë se diskutimet tona paraqitën interes për pjesëmarrësit në seminar.