KLSH, merr pjesë në ditën e homazheve në nderim të dëshmorëve aleatë në Sarandë

24.10.2016

Në datën 22 tetor 2016 në qytetin bregdetar të Sarandës u organizua një aktivitet me rastin e 70 vjetorit të incidentit të Kanalit të Korfuzit ku humbën jetën 45 marinarë britanikë . korfuzi2

korfuzi 1Në kujtim dhe nderim të marinarëve Britanik, të rënë gjatë Incidentit të Kanalit të Korfuzit, Presidenti i Republikës, Ambasada e Mbretërisë se Bashkuar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Institucione shtetërore, shoqëria civile dhe qytetare bënë Homazhe dhe vendosen kurora me lule.

Një kurore me lule në këtë përkujtimore u vendos gjithashtu dhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Në shenjë përkujtimi për ushtarakët aleatë, pjesëmarrësit në aktivitet hodhën lule në det, aty ku më 22 tetor 1946 ndodhi incidenti i Kanalit të Korfuzit.

Në fjalën e tij, Kryetari i ShShRrSK-së Z. Saimir Maloku theksoi nevojën e sensibilizimit të brezit të ri dhe popullit shqiptar për kontributin e madh amerikano-britanik. Zoti Maloku falenderoi institucionet shtetërore dhe Presidentin e Republikës për vlerësimin dhe dekorimin që u bëri dëshmorëve.