KLSH merr pjesë në Nën Komitetin e 11-të për Çështjet Ekonomike, Financiare dhe Statistikave, BE – Shqipëri

17.10.2019

Në datën  3 Tetor 2019 Bruksel, u mbajt Takimi i Nën Komitetit të 11 , BE- Shqipëri për Çështje Ekonomike e Financiare e Statistikat.

Axhenda e takimit për KLSH mbuloi diskutimin e zhvillimeve në KLSH për fushën Auditimi i Jashtëm, Shtylla 6 në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2014 -2020, për periudhën raportuese përgjatë  vitit 2018 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.
KLSH u përfaqësua me delegacionin e përbërë nga znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme, Znj. Albana Gjinopulli , Drejtore Departamenti dhe z. Gjovalin Preci, Drejtor i Drejtorisë së Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë.

Objekti i diskutimit u fokusua në  katër aspektet kryesore që përfshinë çështjet  e : Progresi në implementimin e Ligjit të KLSH dhe eksperienca në zbatimin e manualeve të auditimit të përmirësuara së fundmi; Përgjithësim i ndjekjes së Raportit Vjetor të KLSH ; Vështrim i përgjithshëm i impaktit të perceptuar të punës audituese të KLSH dhe  Roli i KLSH në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, situate e rasteve të raportuara nga KLSH në Prokorori.

Në përfundim të prezantimit  nga ana e përfaqësuesve të Nënkomitetit u vlerësua puna e bërë nga KLSH dhe progresi i arritur në kuadër të raportimit dhe përmbushjes së kërkesave në fushën e auditimit të jashtëm në sektorin publik në Shqipëri.
Kjo u reflektua në  Deklaratën për shtyp të nënkomitetit ku u vlerësua se KE mirëpriti përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar zbatimin në kohë dhe sistematik të rekomandimeve të auditimit.

Përfaqësuesit e Drejtorive të Përgjithshme ( DG NEAR dhe DG Budget) në komentet mbi raportimin e KLSH, theksuan gjithashtu përpjekjet e KLSH për : përditësimin e kuadrit ligjor dhe përditësimin e manualeve të auditimit si kërkesa themelore për të siguruar prekuizitën e një SAI , “ Pavarësinë” e institucionit dhe të audituesve. Po ashtu dhe zhvillimi metodologjik me një kuadër të plotë të manualeve, metododikave dhe udhëzuesve të auditimit sigurojnë që zhvillimi i kapaciteteve të realizohet në drejtimin e duhur dhe pritshmëritë të përmbushen.
Përpjekjet e KLSH për rritjen e nivelit të zbatimi te rekomandimeve u vlerësuan maksimalisht dhe Komisioni u njoh dhe me shkresën më të fundit që Kryetari i KLSH i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë duke theksuar domosdoshmërinë dhe rëndësinë e ngritjes se nën komisionit parlamentar për çështje të auditimit. Nga ana e tyre përfaqësuesit e DG-ve treguan interes të lartë për të mbështetur këtë iniciativë duke e vlerësuar si shume të rëndësishme për auditimin publik. Për këtë qëllim , në Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2019 – 2022, nën shtyllën 7 për mbikëqyrjen e financave publike, krahas KLSH ,  KE ka kërkuar të përfshihet dhe është përfshirë dhe Kuvendi i Shqipërisë. 

Një vlerësim  i veçantë  u paraqit nga z. Raymond Hill mbi impaktin e Marrëveshjeve te Bashkëpunimit te nënshkruara ndërmjet KLSH dhe OJF, Institucioneve publike dhe organizatave profesionale dhe universiteteve. Argumentimi mbi bazën e implementimit të Strategjisë së Komunikimit të KLSH 2017 -2029, njohu përfaqësuesin e DG Budget me përfitimet  e implementimit të Marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe veprimtarive të tjera që synojnë përfshirjen e grupeve të interesit sikurse është përfshirja e eksperteve në auditimet e KLSH, veprimtaritë konsultative në formën e sesioneve shkencore  apo tryezave të diskutimit, Konferenca Shkencore, organizimi i Muajit të Hapur, shkëmbimi informacionit dhe shumë forma të tjera të komunikimit me atë të cilave KLSH synon që impakti i punës audituese të shkojë deri tek qytetari më i thjeshtë dhe anasjelltas “ zëri i qytetarit të dëgjohet” dhe të vlerësohet duke përmbushur moton “ KLSH shërbestar i qytetarit”.

Me gjithë arritjet që KLSH ka shënuar në vitet e fundit,  rekomandimet e KE-së  për auditimin e jashtëm mbeten dhe kanë si qëllim përmirësimin në drejtim të :

a. Sigurimit të implementimit të  plotë të Kuadrit Ligjor të SAI;
b. Përmirësimin e  mëtejshëm të  cilësisë së punës audituese;
c. Përmirësimin e  zbatimit në kohë të rekomandimeve të auditimit.

pdfPër më shumë Deklarata për shtyp e nën-komitetit