KLSH mer pjesë në takim mbi “ Qëllimin Statregjik nr. 1: Bashkëpunimi profesional” të Planit Strategjik të EUROSAI–t, 29–30 Nëntor 2017–2023 Potsdam, Gjermani.

30.11.2017

Gjatë javës së fundit, qyteti historik i Postdamit, Gjermani ishte vendi pritës i një prej aktiviteteve më të rëndësishme  të cilën EUROSAI organizoi pas miratimit nga Kongresi IX, në maj të këtij viti, të Planit Strategjik të Zhvillimit 2017 – 2023.  Më 29 dhe 30 Nëntor ishin dy ditët gjatë së cilave, nën drejtimin e përbashkët të dy liderve , SAI-t të Gjermanisë dhe Cekisë u organizua takimi me anëtarë të EUROSAI-t. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analiza e qasjeve të deritanishme dhe prezantimi i projekteve të reja që mund të aplikohen nën kuadrin  e perspektivës që ofron Plani i Ri Strategjik. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë aktivitet u perfaqesua nga znj.Albana Gjinopulli, znj.Arminda Bushi, znj.Jonida Gruda, znj.Irma Idrizaj.

Zv. Pesidenti i Sai-t Gjerman z. Kristian  Arendt  uroi mirëseardhjen për pjesëmarrësit dhe vlerësoi  angazhimin që SAI-t treguan me të qenit prezent në këtë aktivitet duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e takimit në kuadrin e gjerë të implementimit të qëllimeve të Planit Strategjik për EUROSAI-n.

Plani Strategjik i EUROSAI 2017-2023 u prezantua nga disa prej vendeve pjesëmarrëse si Tuqia, Letonia, Spanja, Hollanda të cilët janë përgjegjës për cështje specifike të perfshira në këtë Plan. Plani i ri Strategjik i EUROSAI-it fokuson zhvillimin e kësaj organizate drejt synimit për tu tranformuar në një ndërmjetës dinamik dhe i udhëhequr nga dija i cili i përgjigjet nevojave specifike të zhvillimit të anëtarëve, kushteve të ndryshme sociale dhe administrative në të cilat ata veprojnë dhe burimeve që kanë në dispozicion. Ky zhvillim do të udhëhiqet nga dy qëllime strategjike dhe do të mbështetet nga përmirësimet në qeverisjen e EUROSAI-t. Për të forcuar SAI-t në Rajonin Evropian dhe për t'i ndihmuar ata të merren me problemet emergjente dhe sfidat në zhvillim, EUROSAI në gjashtë vitet e ardhshme do të fokusohet në dy qëllimet strategjike të mëposhtme:
1) Mbështetja e auditimeve efektive, inovative dhe të përshtatshme përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional;
2) Ndihmesa ndaj SAI-ve në përballjen, mundësitë dhe sfida të reja nëpërmjet mbështetjes në zhvillimin e kapaciteteve të tyre institucionale.

Duke punuar për këto qëllime, EUROSAI do të mbështesë SAI-t  anëtare në ofrimin  e auditimeve me cilësi të lartë dhe forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të qeverisjes dhe njësive të sektorit publik në vendet e tyre. Qasja e re që ofron Plani Strategjik e bazuar ne zhvillimin e ideve dhe projkeve që vijnë nga SAI-t individuale, i jep të gjithë anëtarëve të EUROSAI-t mundësinë për të iniciuar projekte të cilat  kanë impakt në implementimin dhe arritjen e objektivave strategjik. Në mbështetje të Qëllimit Strategji nr, 1 Mbështetja e auditimeve efektive, inovative dhe adeguate përmes promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional,  diskutimet u orientuan si një brainstorming nga vetë pjesëmarrësit por të fokusur në  tre shtylla kryesore :
•Cilat janë disa mënyra, projekte ide efektive që nxisin dhe promovojne bashkëpunimin profesional?
•Ka ide apo projekte shtesë të cilat propozohen nga SAI-t anëtare të EUROSAI-t?
•Si të rrisim pjesëmarrjen e SAI-ve jo aktivë në EUROSAI?

SAI i Cekisë prezantoi disa prej projekteve në TI, që ofronin mundësi shumë të mira informacioni të dobishëm për të gjithë përdoruesit e kësaj data – base. Të tilla projekte si > CODEA, BIEP, HACKATHON mundësojnë SAI-t e vendeve të tjera që duke përdorur platformat e ofruara nga faqja internetit të EUROSAI (ëeb site). Kjo i shërben objektivit që SAI-t të jenë të aftë të krijojnë me shpejtësi auditime bashkëpunuese dhe t'i përgjigjen sfidave ekzistuese dhe atyre në zhvillim kur lind nevoja, të ndihmuar nga EUROSAI. Këto iniciativa mbështesin zhvillimin e qasjeve dhe metodave të reja të auditimit duke shfrytëzuar teknologjitë e reja.

EUROSAI synon të rrise auditimet bashkëpunuese, 'cross - marketing'/ndër-marketingu dhe iniciativa të përbashkëta lidhur me auditimin, veçanërisht në auditimet me tema me interes të përbashkët dhe aktual. Auditimet e përbashkëta (cooperative audits) u vlerësuan si një nga mjetet apo instrumentat më të mirë dhe efektivë për të promovuar bashkëpunimin profesional dhe mbi të gjitha si instrument për bashkëpunim mbi baza praktike. Sidoqoftë, cdo iniciativë apo projekt është i shoqëruar me rreziqet dhe sfidat  të cilat në një ambjent kaq të komplikuar sa EUROSAI ( 50 anëtarë me kultura, ambjente dhe zhvillime të ndryshme) janë edhe më të theksuara por që duhet të konsiderohen në ndërmarrjen e veprimtarive konkrete.

Takimi adresoi shume prej propozimeve të tjera të SAI-ve, pjesëmarrës, të cilat do të vlerësohen nga Grupi Drejtues dhe do të publikohen në deklaratën zyrtare te EUROSAI. Disa prej projekteve të propozuara përfshijnë implementimin e disa projekteve të zhvilluara dhe që po implementohen në nivel kombëtar nga SAI-t të ndryshme për t’u bërë pjesë e platformës komunikuese të EUROSAI-t për të gjthë anëtarët. Në këtë mënyrë anëtarët e EUROSAI- t mund të përdorin në mënyrë efektive bazat e të dhënave në dispozicion, produktet dhe përvojat e të tjerëve të angazhuar në fushën e auditimit të jashtëm. Organizimi I takimeve në SAI-t të ndryshme, u konsideruar një mënyrë për të bërë më tërheqëse pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme të EUROSAI-t. Vendet pjesëmarrëse u ftuan të shprehin dëshirën dhe interesin për organizimit e takimeve apo konferencave në vendet e tyre. Një aktivitet I tillë mundëson përfitime të dyanshme dhe SAI pritës bëhet de facto kontribues aktiv në rrjetin e anëtarëve të EUROSAI. Përfundimet zyrtarë , me konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse do të konsiderohen nga KLSH nën aspektin e inkorporimit të tyre në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2017 -2022, në mënyrë të përshtatshme duke treguar angazhimin tonë për t’u bërë pjesë e rëndësishme në networkun e EUROSAI-t.

Përfaqësuesit e KLSH, duke vlerësuar maksimalisht mundësinë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, janë të angazhuar për të sjellë dhe bërë pjesë të punës së tyre të përditshme, sipas fushave që mbulojnë.