KLSH kallëzon në prokurori 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të ish -ZVRPP Gjirokastër

24.01.2020

Janë ndryshuar kategoritë e resurseve në administrim/ përdorim apo pronësi tokën, ndryshimin e zërit kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall si dhe zhvendosje e shtratit të përroit në kartela dhe hartën e punës, prona të cilat i shërbejnë interesit publik dhe nuk janë objekt i akteve nënligjore për ndryshimin e kategorive të resurseve të tokës. Janë kryer regjistrime te pronave me dokumente kopje, me objekte të legalizuara e që bien mbi rruge trotuare, me dokumente të leshuara nga Këshilli i Qarkut jashtë kopetencave ligjore dhe që nuk shërbejnë si tituj pronësie,  regjistruar më tepër tokë me sipërfaqe 27700 m2,.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr.284/1, datë 15.03.2017, ka përfunduar auditimin në ish Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gjirokastër, me objekt:“Auditimi përputhshmërie për vitin 2017 -2019”.

Me Vendimin nr.108, datë 30.09.2019 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.372/9 datë  2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastës, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat e grup personash në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për:M.K, A.P dhe DH.K ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

- Në 1 rast, janë kryer veprime dhe ka ofruar veprime e lëshuar vërtetim pronësie, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi dokumentacioni i fitimit të pronësisë, (Vendimi i KKKP-së) është shprehur vetëm për objektin shtëpi dhe nuk ka përcaktuar njohje dhe kthim të truallit.
- Në 7 raste sipas referencave përkatëse në ZK 3580, janë regjistruar pasuritë e paluajtshme truall+ndërtesë në zonat urbane të fshatrave, nga të cilat në 2 raste, janë regjistruar për të njëjtën familje, dy e më shumë pasuri truall dhe ndërtesë, është regjistruar në total trualli me sipërfaqe 2400 m2 dhe ndërtesa me sipërfaqe totale 1017m2  , pasi dokumenti ligjor nuk plotëson kushtet për të shërbyer si titull pronësie.
- Në 3 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe janë kryer transaksione,  duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP,  ndarë tokë në mënyrë të pa barabartë jo sipas normës për frymë të çdo fshati,  për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 27700 m2.
-Janë regjistruar 4 pasuri  dhe të paregjistruara  në 22 raste bazuar në AMTP të plotësuara nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër,jashtë kopetencave ligjore.
- Janë regjistruar dhe kryer veprime për pasurinë nr. 186/3, ZK 1053, të përfituar me kontratë shitje nga Seksioni i Financës së Këshillit të Rrethit Gjirokastër, duke mos jznëbatuar kërkesat ligjore, pasi shitja e truallit është kryer në mungesë të miratimit për shesh ndërtimi nga Këshilli Bashkisë Gjirokastër dhe të pa përcaktuar asnjë lloj destinacioni, regjistrimi i truallit me sipërfaqe sipërfaqe 1080 m2, është kryer në dokumentacionin ligjor, i cili nuk mund të shërbejë si titull pronësie.
- Në 2 rast ka kryer veprime në kushtet kur: Origjina e pronës është kontrata e shitblerje Seksioni i financës Rrethi Gjirokastër datë 31.05.1995 organ i cili nuk ka patur tagër ligjor për kryerjen e shitjes së trojeve.
- Në 4 raste a regjistruar pasuritë e paluajtshme përfituar me leje legalizimi, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi lejet e legalizimit kanë miratuar parcela ndërtimore, me sipërfaqe më tepër se sipërfaqja takuese sa trefishi i sipërfaqes së bazës së objektit, për rrjedhojë është miratuar në favor të poseduesve të lejeve të legalizimit, më tepër trualli me sipërfaqe totale prej 263.6 m2.
- Në 5 raste ka regjistruar dhe ka kryer veprime sipas referencave, për pasurinë nr. 28/57-N2, ZK 8541, si pjesë e objektit ndërtesë 3 kat, bazuar në dokumentacionin urbanistik, regjistrimi është kryer me shkelje e parregullsi, pasi janë regjistruar më tepër sipërfaqe e ndërtimit përkatësisht 110 m2 dhe 41 m2 në mungesë të dokumentacionit ligjor dhe mungon leja e shfrytëzimit të objektit, i cili është dokumenti kryesor për regjistrimin e objektit.
- Në 1 rast kanë regjistruar dhe kanë kryer veprime me shkelje dhe parregullsi sipas referencës nr.14903,  për pasurinë nr.20/98 në RH nr.42, datë 27.01.2016, truall me sipërfaqe  2182 m2, pasi bashkimi i pasurive në pasurinë nr.20/83,  dhe më pas ndryshimi i zërit kadastral nga pyll në truall, janë kryer sipas dokumentacionit urbanistik i miratuar nga KRRT e Bashkisë Gjirokastër, i cili përcakton rrethim provizor dhe nuk ka të miratuar ndërtim objekti. Gjithashtu, konstatohet se gjatë formimit të pasurisë kryesore nr. 20/83, truall, me sipërfaqe 2400 m2, rezulton se është eleminuar kufizimi i mëparshem(në jug) me “përrua”, është vendosur padrejtësisht kufizimi me pasurinë nr.20/63.
- Në 1 rast kanë regjistruar ndërtesë 2 kat me podrum, me sipërfaqe ndërtimi 168 m2, nga ku rezulton ze regjistrimi i podrumit me sipërfaqe 133 m2, është kryer në shkelje të dispoziatve ligjore, pasi mungon dokumenti ligjor që shërben si akt për fitimin e pronësisë.
- Në 8 raste sipas referencave në ZK 8541, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme bazuar në dokumentacionin urbanistik, ku rezulton se regjistrimi është kryer me parregullsi, pasi dokumentacioni urbanistik nuk është origjinal, por fotokopje i panoterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënëieve me truallin.
- Në 5 raste ka regjistruar e kryer veprime në kushtet kur: Leja e sheshit dhe leja e ndërtimit formularët 2 dhe 4, planimetria e sheshit të ndërtimit dhe projekti i miratuar janë kopje, gjurma e sheshit të ndërtimit prek trotuarin pasuria me numër 16/101 e llojit trotuar, gjithashtu mungojnë marrëdhëniet me truallin..
-Në 2 raste ka ofruar shërbimin e kërkuar kur gjurma e truallit dhe e objektit prek pjesërisht rrugën me numër pasurie 16/54, Leja e sheshit Leja e ndërtimit planimetria e sheshit(studimi pjesor) të ndërtimit dhe projekti i miratuar janë kopje, projekti i miratuar nuk përputhet me kondicionet urbane të miratuar në sheshin e ndërtimit pasi numri i kateve është 8, ndërsa në projekt/planimetria kuota +3.06 paraqitet (nën/kat) nr. 1, mungon kontrata e sipërmarrjes, në sheshin e ndërtimit sipërfaqja e ndërtimit është 496m2 ndërsa në regjistra 460 m2.
-Në 1 rast ka regjistruar dhe ka kryer veprime truall me sipërfaqe 1520 m2, ku si dokument origjine ka shërbyer Vendimi Gjykatës së Rrethit Gjirokastër nr. akti 728 dhe nr. vendimi 599, datë 31.08.1992, i cili është shprehur vetëm për njohje të pronësisë mbi ndërtesën, duke mos u shprehur në lidhje me truallin, për rrjedhojë regjistrimi i pasurisë truall me sipërfaqe 1910 m2, është kryer në shkelje të dispoziatve ligjore, mungon dokumentacioni që shërben si Titull Pronësie.
-Në 1 rast ka regjistruar dhe ka kryer veprime për pasurinë nr.24/17, truall me sipërfaqe 2970 m2 dhe ndërtesë 3 kat me sipërfaqe 140 m2, ZK 8541, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, pasi është miratuar një sipërfaqe shumë më e madhe se ajo takuese, ndërsa referuar notës së transkriptimit(që ka shërbyer si dokument pronësie)  përcaktohet një bahçe e vogël dhe një oborr, për rrjedhojë për truallin e përfituar me sipërfaqe 2970 m2, mungon dokumenti i pronësisë .
- Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur ka patur urdhër kufizimi nr.316, datë 08.12.2009 për mbivendosje.
- Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje, gjithashtu nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
-Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur: Pasuria nr. 7/137 bie pjesërisht mbi pasurinë 7/87 e llojit përrua me sipërfaqe 1370 m2.
- Në 1 rast janë kryer veprime për një subjekt privat në kushtet Bashkia Dropull/ DAMT Gjirokastër për ndryshimin e kategorisë së resurseve nuk kanë në administrim/ përdorim apo pronësi tokën në fjalë. Është ndryshuar zëri kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall, si dhe zhvendosje e shtratit të përroit në kartela dhe hartën e punës, prona të cilat i shërbejnë interesit publik. Nuk ka procedurë ligjore nga Ministria dhe autoritetet e planifikimit përkatës që mbulon veprimtarinë që lidhet me këto kalime apo ndryshime të kategorisë së resursit.
- Kanë kryer shërbimin e kërkuar në kushtet kur është përfituar truall me tepër jashtë objektit funksional, pasi trualli ndahet nga rruga dhe sipërfaqja e përfituar tepër prej 300 m2 është përtej rrugës dhe nuk lidhët me objektin që të përcaktohet si sipërfaqe funksionale e tij.
- Në 2 raste kanë kryer veprime në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje, gjithashtu nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
- Kanë ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur origjina e pronës është kontrata e shitblerje Seksioni i financës rrethi Gjirokastër datë 01.11.1992 organ i cili nuk ka patur tagër ligjor për kryerjen e shitjes së trojeve, dy kontratat janë kopje.
- Ka regjistruar pasurinë  nr.147/362, me funksion përzier të përfituar me leje legalizimi, duke mos zbatuar dispozitat ligjore, pasi objekti i legalizuar bie mbi pasurinë shtet të llojit “rrugë”, për sipërfaqen 76  m2, ndërsa ZVRPP, nuk duhet të procedonte me regjistrimin e kësaj pasurie.

KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër, konkretisht për : M.K,A.P dhe DH.K, ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr.372/12, datë 19.11.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

V.O. Në Web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 108, datë 30.09.2019 në lidhje me këtë auditim.


KONTROLLI I LARTË I SHTETIT