KLSH do të organizojë Konferencën e VII-të Shkencore vjetore në datat 12-13 Dhjetor 2018

18.09.2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë Konferencën e VII-të Shkencore vjetore në datat 12-13 Dhjetor 2018, në Tiranë me temë kryesore :
“Auditimi publik, vlerë e shtuar për një qeverisje efektive”
Aspektet mbi të cilat do të fokusohet debati :
1. Roli i Auditimit Publik në promovimin e mirëqeverisjes, nxitjen e transparencës dhe llogaridhënjen publike.
2. Impakti i llojeve të Auditimit (Financiar, Perputhshmëri dhe Financiar) në mirëqeverisjen e Sektorit Publik.
3. Trekëndëshi i Llogaridhënies Publike.Marrëdhëniet efektive SAI, Parlament, Ekzekutiv.
4. Roli i Auditimit Publik në implementimin dhe vlerësimin e politikave.
5. Roli i SAI në suportin e qeverisjes për identifikimin e trendeve, oportuniteteve, sinjalizimin e risqeve, etj. 
5. Teknikat dhe qasjet e auditimit, instrumente efektive per cilësinë e auditimit publik.
6.Përdorimi i instrumentit të Kornizes së Matjes së Performancës së SAI-t në funksion të progresit të zhvillimit institucional.
7.Auditimi Publik dhe roli anti-korrupsion, etj. 

Shprehja e interesit të çdo specialisti të fushës së auditimit, ekonomisë, jurisprudencës (institucione akademike, universitare apo shoqatave profesionale të fushës) dhe më gjerë lidhur me tematikën e cituar me sipër, apo edhe për ndonjë çështje tjetër të propozuar nga të interesuarit, konsiderohet kontribut i vlerësuar dhe i mirëpritur për konferencën.

Në gjurmë të Konferencave të mëparshme të organizuara nga KLSH, edhe në këtë Konferencë janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të SAI-ve partnere, personalitete të njohura dhe me eksperiencë nga Institucionet Supreme të Auditimit nga vende të Evropës, përfaqësues  të institucioneve donatore, shtetërore, botës akademike dhe shoqërisë civile.

I.  Drejtuesit e Konferencës :

● Dr.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së
● Z.Jacek Jezierski, ish-President i SAI-t Polak
● Dr. Igor Soltes, deputet i Parlamentit Europian

II. Në Komitetin  Shkencor të Konferencës do të marrin pjesë profesorët :

● Prof.Dr.Skënder Osmani
● Prof.Dr.Jorgji Bollano
● Dr. Heinz-Dieter Wenzel
● Prof.Dr.Anastas Angjeli
● Dr.Florion Mima
● Prof.Dr. Sang M.Lee
● Prof.Dr.Tonin Kola
● Prof.Dr.Hysen Çela
● Prof. Dr. Kseanela Sotirofski

III.Komiteti organizator i Konferencës është si më poshtë :

● Prof.Dr. Lindita Lati
● Prof.Ass.Dr. Manjola Naço
● Dr.Rinald Muça
● Irena Islami

Informacione shtesë

● Të gjitha abstraktet duhet të kenë një titull, autorët (emrat, përkatësitë, adresat e-mail për të gjithë autorët). Abstrakti duhet të ketë 250-350 fjalë,  3-5 fjalë kyçe.
● Data e Konferencës : 12-13 dhjetor 2018
● Vendi i zhvillimit të Konferencës : Tiranë
● Afati për dorëzimin e abstrakteve : 22 tetor 2018

● Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë.

Komunikimi i mëtejshëm lidhur me Konferencën për të gjithë të interesuarit mund të realizohet në këto adresa: bleskaj@klsh.org.al dhe iislami@klsh.org.al