KLSH Analiza vjetore 2014

analizaKontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet veprimtarisë së tij audituese synon përdorimin me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e publikut dhe Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet publikimit të raporteve të aktivitetit të tij.

Transparenca e aktivitetit të KLSH-së ndaj publikut është detyrim që rrjedh nga dispozitat e nenit 34, pika c e Ligjit nr. 154/2014 “ Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të shtetit” në të cilën përcaktohet se “Kontrolli i Lartë i Shtetit, në respekt të detyrimit të tij ligjor për informimin e publikut, siguron natyrën publike të punës së tij nëpërmjet:....c) konferencave për shtyp dhe metodave të tjera”.

Në këtë kuadër KLSH sjell tek lexuesit e interesuar për herë të katërt Analizën e Veprimtarisë së Institucionit, duke ju referuar aktivitetit të ...