IntoSAINT – Trajnim moderatorëve për vetvlerësimin e integritetit

26.07.2019

Në datat 15- 19 Korrik, në Beograd u zhvillua trajnimi mbi implemnetimin e instrumentin vetvlerësimit të integritetit IntoSAINT, organizuar nga EUROSAI TFAE dhe Institucioni Suprem i Auditimit të Serbisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në trajnimin lidhur, nga: Znj. Albana Gjinopulli – Drejtoreshë e Departamentit të Strategjisë dhe Metodologjisë Standarteve dhe Kontrollit të Cilësise, si edhe nga Znj. Silvana Ramadani – Audituese e parë pranë Departamentit të Auditimit të Performancës.Trajnimi u drejtua nga Znj. Marion Janson, SAI i Hollandës dhe Znj. Natasa Mihailova SAI i Maqedonisë së Veriut, në rolin e trajnerëve dhe moderatorëve me eksperiencë me pjesëmarrjen e rreth 15 përfaqësuesve nga SAI-t e Norvegjisë, Finlandës,Turqisë, Serbisë etj.

gjinopulli

Parimet e metodologjisë, koncepti i integritetit, vlerësimi i riskut, parimet bazë dhe struktura e metodës së vlerësimit në bazë dhe për zbatim të këtij  manuali ishin në fokusin e këtij trajnimi.
Përgjegjësia për integritetin merr vlera të veçanta në Institucionet Supreme të Auditimit. Cdo auditues dhe institucioni i auditimit ka detyrimin e të qafuarit te integritetit i cili mbulon jo vetëm kërkesat e të qenit të pakorruptueshëm, por gjithashtu mbulon vlera si ndershmëria, sinqeriteti, neutraliteti, konsiderata, besueshmëria, fokusi tek qytetari, respekti, objektiviteti dhe mirësjellja.

Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) kërkohet  të udhëheqin sipas shembullit, siç thuhet në ISSAI 20, "Parimet e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë" dhe Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), mbështesin SAI-të si modele të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies, gjë që çon në një reputacion dhe legjitimititet të shtuar tek qytetarët dhe të gjithë aktorët e përfshirë.Një mjet i tillë është Vetëvlerësimi i Integritetit (IntoSAINT) që realizohet nëpërmjet një seminari të moderuar nga dy përfaqësues të një institucioni tjetër. Kjo parktikë lejon stafin e SAI-t të: (1) kryejë një analizë të riskut të fokusuar në integritet, (2) vlerësojë nivelin e maturimit të sistemeve të tyre të kontrollit të brendshëm për këtë çështje dhe (3) të gjenerojë një raport në drejtuesit e lartë me rekomandimet e dizajnuara për të forcuar politikën e integritetit institucional.

Mekanizmi IntoSAINT është universal - mund të aplikohet nga të gjitha organizatat rajonale të INTOSAI-t dhe Organizata e Institucioneve Supreme të Auditimit të Amerikës Latine dhe Karaibe (OLACEFS) ka parë shumë përparime në implementimin e IntoSAINT (82 përqind e SAI-ve të OLACEFS deri në dhjetor 2017).
KLSH u bë pjesë e implementimit të këtij instrumenti në vetëvlerësimin e vitit 2014, ku e gjithë veprimtaria audituese dhe menaxhuese institucionale u vendos të analizohej nën këndvështrimin e vlerës themelore për një SAI “ Integritetit” . Ky vetëvlerësim jo vetëm që nuk u konsiderua si nivel  i arritjeve, por  përkundrazi shërbeu si bazë për hartimin dhe zhvillimin e politikave, rregullave dhe praktikave etike që prej vitesh janë bërë pjesë jetësore e misionit, vizionit dhe vlerave të

Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të çdo drejtuesi dhe audituesi në KLSH. Kjo eksperiencë  u transmetua nga përfaqësuesit së bashku me botimet dhe dokumentet kryesore për Etikën e Integritetin të përgatitura dhe publikuara nga KLSH, në seminar për të gjithë kolegët dhe moderatorët e vendeve të tjera.
Strategjia e implementimit të IntoSAINT mbështetet në katër shtylla: 1. Rritja e ndërgjegjësimit për integritetin; 2. Implementimi i seminareve të vetëvlerësimit; 3. Instrumentet e qëndrueshmërisë dhe 4. Promovimi i vetëvlerësimit të integritetit në sektorin publik. Politikat e Integritetit konsiderohen  jo vetëm presion por mbi të gjitha parandalim. Dhe KLSH është e angazhuar që integriteti dhe politika e integritetit të jenë të gdhendura në sjelljen e qëndrimin e cdo pjesë të institucionit, dhe të jenë një pjesë e paluajtshme si në sistemin e menaxhimit institucional ashtu dhe të cilësisë në auditim.

Strategjia e Zhvillimit të KLSH 2018 -2022 konsolidoi integritetin si një komponent standard në drejtimin dhe në ciklin e politikave të KLSH edhe për vitet e ardhshme.

Gjatë zhvillimit të trajnimit për moderatorët e integritetit rëndësi e veçantë iu dha gjithashtu edhe udhëzimeve për mënyrën e implementimit dhe aplikimit të vetëvlerësimit të integritetit, nëpërmjet trajtimit të çështjeve si:
• metodologjia e përcaktimit të objektit;
• përcaktimi i proceseve;
• metodologjia e përcaktuar për vlerësimin e vulnerabilitetit;
• metodologjia e përcaktuar për vlerësimin e kontrolleve të brendshme të integritetit;
• analiza e situatës;
• hartimi i rekomandimeve dhe implementimi i tyre;
• promovimi i vlerave dhe standarteve;
• nxitja e përgjegjshmërisë dhe transparencës.

Përveç shqyrtimit të hollësishëm të metodologjisë, përgjatë ditëve të trajnimit, pjesëmarresit gjithashtu nëpërmjet rasteve të studimit dhe rasteve simuluese, patën mundësinë të viheshin në rolin e moderatorit dhe të aftësoheshin në këtë aspekt, duke gërshetuar njohuritë teorike me aftësitë praktike. Trajnimi u përmbyll me prezantimet e vendeve pjesëmarrëse si dhe testimin e njohurive , ku pjesëmarrësit e sukseshwm u pajisën me çertifikata si “ Moderatorë të Vetvlerësimit të Integritetit – IntoSAINT” duke krijuar një grup ekspertësh të cilët mund të kontribujonë në promovimin e vlerave dhe integritetit brenda dhe jashtë SAI-ve të tyre, brenda dhe jashtë vendit.