Intervista e Kryetarit të KLSH, z. Bujar Leskaj për revistën e Gjykatës Evropiane të Audituesve

03.10.2018

journal1Revista e Gjykatës Evropiane të Audituesve, një revistë e përmuajshme, në numrin e saj 08/09 për periudhën gusht- shtator 2018, i ka kushtuar një numër të veçantë ndihmës së para anëtarësimit të Bashkimit Evropian për vendet kandidate të BE.

Në këtë revistë është përfshirë dhe intervista e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj me titull “Si ndihma e para anëtarësimit ndihmoi KLSH-në për të formëzuar të ardhmen“(faqe 48-50). 

Në këtë intervistë z. Leskaj thekson se  “që prej fillimit të mandatit tim në vitin 2012 ishte e qartë që KLSH duhet të përputhte veprimtarinë e tij me kriteret e Kopenhagenit në fushën e auditimit të jashtëm publik, duke  modernizuar kështu institucionin dhe sjellë veprimtarinë e tij në përputhje me standardet e INTOSAI-t”.

Projekti i binjakëzimit, IPA 2013, “Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të jashtëm”, i financuar nga BE, me vlerë 2.1 milion euro dha një kontribut të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. 

Ndihma e para antarësimit e BE nëpërmjet këtij projekti e ndihmoi KLSH-në të përmbushë objektivat e Strategjisë se zhvillimit 2013-2017 dhe ndikoi dukshëm në modernizimin e kapaciteteve të tij, duke konsoliduar të tashmen dhe formëzuar të ardhmen.

  pdfRevista e Gjykatës Evropiane të Audituesve, 08/09 gusht- shtator 2018