ISSAI 30 – Kodi i Etikës. Auditimi i Etikës në organizatat e sektorit publik. Si të implementojmë ISSAI 30.

kapaku kodi i etikes 26-09-2017 - copy_001 Çdo Institucion Suprem Auditimi (SAI) synon të jetë një trupë profesionale që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besimin e palëve të interesit në qeverisjen e sektorit publik. Për të siguruar këtë besim , pavarësia e SAI-t , etika dhe besueshmëria duhet të jenë jashtë çdo dyshimi , ashtu s iç theksohet edhe në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimi (ISSAI) . Për këtë arsye kërkohet forcimi i infrastrukturës etike në SAI, me qëllim vendosjen e standardeve të larta etike për audituesit publik. Bordi drejtues i EUROSAI (Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit) ka krijuar Task Forcën e EUROSAI ( në të cilën bën pjesë edhe KLSH, që nga qershori i vitit 2013) për Auditimin dhe Etikën ( TFA &E), si një instrument për të mbështetur SAI-et evropiane në promovimin e rëndësinë e sjelljes etike , me qëllim shkëmbimin e përvojave respektive .

Menaxhimi i çështjeve të Etikës është shumë i rëndësishëm dhe çdo SAI d uhet të sigurohet që etika dhe p arimet deontologjie të respektohen dhe të zbatohen , në mënyrë që institucioni të përmbushë rolin e tij të vërtetë. Për të arritur këtë objektiv, SAI-et duhet të plotësojnë disa kushte thelbësore si: hartimi dhe zbatimi i Kodit të Etikës, aplikimi i metodave inovative të forcimit të sistemit të integritetit, ndërgjegjësimi i stafit për rëndësinë e zbatimit të çështjeve të etikës, trajnimi i tij, zbatimi i politikave të tjera të burimeve njerëzore që lidhen me etikën e integritetin dhe drejtimi nëpërmjet shembullit të mirë të menaxherëve të nivelit të lartë. Etika dhe Integriteti i Institucionit Suprem të Auditimit është element thelbësor dhe parakusht që ky institucion të konsiderohet i besueshëm dhe për këtë arsye Organizatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI dhe EUROSAI) i kanë dhënë çështjeve të Etikës dhe integritetit një rëndësi parësore dhe në Kongresin e XXII -të të INTOSAI-t, zhvilluar në ABu D’habi, u miratua Kodi i Ri i Etikës së INTOSAI-t, ISSAI 30, ndërsa në Kongresin e X-të të EUROSAI-t në Stamboll, u miratuan dy udhëzues të rëndësishëm :

· “Auditimi i Etikës në Organizatat e Sektorit Publik”

· “Implementimi i ISSAI 30”.

Rishikimi, ndryshimi dhe miratimi Kodit të Ri të Etikës, ISSAI 30, erdhi si nevojë normale e SAI-ve për t’u përshtatur kushteve të reja të krijuara (ISSAI 30 ishte miratuar më shumë se 10 vite më parë). Pas miratimit të Kodit të Ri të Etikës, ishte krejt i natyrshëm hartimi i udhëzuesve për implementimin e tij.

KLSH në kolanën e tij të botimeve ka tashmë tre libra lidhur me këtë çështje :

· “Forcimi i Infrastrukturës Etike në SAI dhe Auditimi i Etikës në sektorin publik”;

· “Manuali i Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit”;

· “Kodi i Etikës –KLSH”; “Kodi i Sjelljes-ECA” dhe “ISSAI 30-Kodi i Etikës”.

KLSH po sjell tek lexuesi shqiptar me botimin e 77 -të të kolanës së tij, në vitet 2012 - 2017, këto dokumente të rëndësishme. Ky libër përbëhet nga tre pjesë që janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën :

Në pjesën e parë është ribotuar ISSAI 30, Kodi i Etikës së INTOSAI , i cili ka për qëllim ti ofrojë SAI-t dhe stafit të tij, një bashkësi vlerash dhe parimesh mbi të cilat të bazohet sjellja e tyre. Për më tepër, njohja e mjedisit specifik të auditimit të sektorit publik (shpesh i ndryshëm nga ai i auditimit të sektorit privat), ofron udhëzime shtesë mbi përdorimin e këtyre vlerave në punën e përditshme dhe në situata të veçanta të SAI-ve. Kodi përfshin një qasje të përgjithshme ndaj sjelljes etike, një përshkrim të përgjithshëm mbi përgjegjësitë e SAI-t, si dhe vlerat themelore që drejtojnë sjelljen etike.

Në pjesën e dytë, Auditimi i Etikës në Organizatat e Sektorit Publik” trajtohen udhëzime praktike sesi SAI-t të kryejnë një auditim lidhur me etikën ose çështjet e lidhura me etikën në organizatat e sektorit publik. Ai është rezultat i punës hulumtuese të Grupit të Punës së EUROSAI-t mbi Auditimin dhe Etikën (TFA&E). Kjo punë bazohet në përvojat e SAI-ve dhe organizatave të tjera.

Pjesa e tretë , “Udhëzues për Implementimin e ISSAI 30” përfshin dhe kompleton të gjithë informacionin e dokumentit të mëparshëm të hartuar nga TFA&E, në drejtim të variantit të rishikuar të ISSAI 30 duke marrë në konsideratë nevojat e SAI-ve siç edhe është shprehur në komentet përkatëse të drafteve të bëra publike. Ky është parë si një dokument i hapur, i cili mund të pasurohet më tej me ide, eksperienca dhe leksione të nxjerra nga vetë SAI-t, ndërkohë që janë duke e implementuar këtë standard të rishikuar. TFA&E mori pjesë në mënyrë tepër aktive edhe në rishikimin e ISSAI 30 dhe prezanton tashmë këtë material, si një guidë për SAI-t mbi mënyrën se si të implementojnë Kodin e Etikës së INTOSAI-t, të rishikuar.