Hartohet Udhëzuesi mbi "Impaktin social dhe transparencën e auditimeve në sektorin publik" nga grupi i Punës së EUROSAI-t

06.05.2019

guidaProjekti i përbashkët i disa SAI-ve, në kuadër të EUROSAI-t mbi "Impaktin social dhe transparencën e auditimeve në sektorin publik" e përmbushi misionin e tij duke përfunduar një udhëzues për këtë çështje.

Ky grup pune është drejtuar nga SAI i Hungarisë dhe në të kanë marrë pjesë dhe kanë dhënë kontributin e tyre Institucionet Supreme të Auditimit të Shqipërisë, Kroacisë, Finlandës, Irlandës, Rumanisë dhe Zvicrës.