Fjala e Znj. Majlinda Bregu Kryetare e Komisionit për Integrimin Europinan në Analizën e vitit 2013 të KLSH

28.01.2014

I nderuar Z. President,
I nderuar Z. Leskaj,
I nderuar Z. Ambasador Sequi,
I nderuar Z. Willton,
I nderuara Z. Angjeli,
I nderuar Z. Llalla, Prokuror  i Përgjithshëm.

majlindaNë fakt e prita me kënaqësi ftesën e Z. Leskaj për të marrë pjesë në këtë takim, por edhe të jem e sinqertë me ju nuk kam përgatitur ndonjë fjalë, nga ato të cilat  shkruhen  dhe lexohen me një frymë, si për të përshëndetur takimin edhe për të kryer detyrën funksionale, prandaj me lejoni të jem e hapur për të ndarë me ju disa ide të cilat edhe në funksionin tim të mëparshëm si Ministre e Integrimit dhe në  bashkëpunimin që kemi pasur në raportimin e  plotësimit të detyrimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit,  por sigurisht edhe në ketë detyrë të re të Kryetares  së Komisionit për Integrimin Evropian, janë pjesë e rutinës se përditshme. Pak më parë patë të gjithë një kuotë të shkëputur nga Progres– Raporti i BE, i cili është dokumenti që na monitoron më saktë se çdo raport tjetër  që ne mund të hartojmë e publikojmë për vete. Në këtë kuotë flitet për punën dhe sfidat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke u nisur nga ato më lehtësisht  të realizueshmet dhe sigurisht më të shpejtat në kohë, më lejoni të listoj si vijon:
E para, besoj se ajo ç’ka është më e shpejta për t`u realizuar, është miratimin e amandamenteve të Ligjit organik të KLSH-së, siç e tha dhe zoti  Angjeli, të cilat tashme janë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe ka një programim  ose ide për t`u miratuar brenda muajit shkurt.  Nuk ka besoj asgjë të vështirë për të miratuar këto amendime të Ligjit të KLSH-së, dhe vota në Parlament e cilat është me 3/5, e kuptoj arsyes pse ehte shtyre gjatë vitit të kaluar miratimi i tyre, por nuk ka asnjë arsye tani, për më tepër kur bëhet fjalë për institucione të cilat kanë në funksion të punës se tyre dy elementet thelbësor të njërës prej sfidave më të mëdha të vendit tonë. Ka në fokus të punës se tyre  dy elemente si llogaridhënia dhe transparenca, te cilat te dyja bashke lidhen me sfidën e luftës kundër korrupsionit. Nga forcimi llogaridhënies dhe transparencës,  si dy elementë të cilët duhet të përballin çdo funksionar publik me ligjin, besoj se do të vazhdojë të jetë jo vetëm sfidë e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri por është një sfidë e çdo institucioni homolog në vendet anëtare të BE, por pse jo edhe një sfidë edhe e kontrollit që BE bën për audtitin e vendeve anëtare të BE, mendoni pastaj se sa i fuqishëm është ky kontroll në vendet që nuk janë anëtare të BE.
E treta mendoj se forcimi i bashkëpunimit me institucionet e tjera si një grup i përbashkët në luftën kundër korrupsionit, siç ju e dëgjuat edhe Prokurimin e Përgjithshëm,  duke shtuar këtu dhe një element, që besoj se duhet të jetë në qendër të vëmendjes çdo ditë,  jo vetëm nga KLSH, por duke edhe ndihmuar KLSH që të bëjë të mundur ushtrimin e detyrës së tij, të themi në një performancë të tillë që të jetë e vështirë për ta kontradiktuar.
Forcimim e kërkesës për transparencën e menaxhimit të fondeve publike dhe kur flas për menaxhimin e fondeve publike nuk mund të mos them që kërkesa për transparencë dhe kërkesa për të qenë rigoroz dhe të sigurt se çdo fond publik i shpenzuar nga një zyrtar i kësaj Republike nuk mund të mbulohet me kodin e heshtjes dhe as të mbulohet me parullat e vullnetarizmave, sikurse fatkeqësisht  kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe edhe nga mazhoranca e re. Nuk është vendi këtu për të hapur debate politik,  por personalisht duhet të them se është një shqetësim dhe duhet të jetë një shqetësim, që mungesa e transparencës fshihet në elemente të tjerë të cilat duket të jenë më interesantë, si ai i vullnetarizmit apo i bërjes së shpenzimeve, ndryshimeve e veprimtarive, të cilat kanë një buxhet nga pas, pa qenë të përgjegjshëm dhe pa qenë të ndërgjegjshëm se është përgjegjësi e çdo zyrtari, çdo lek i shpenzuar nga fondet publike. Dhe nuk e besoj se nuk e kuptoni se për çfarë e kam fjalën, por duke mos dashur ta politizoj ketë takim po ndalem në  ketë element, kryesisht i referohem një elementi i cili është sot në majë të shpjegimit të atyre që vijnë me pas dhe të heshtjes për transparencën e fondeve e publike, të shpenzimeve të bëra edhe nga Kryeministria, qoftë edhe  ndërtimin, rindërtimin, zbukurimin  apo për përmirësimin e zyrave të qeverisë.
Së fundi, pika e katërt, që do doja të listoja, është forcimi i rolit  dhe rritja e besueshmërisë tek Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nëse  të gjitha këto sfida u mundova t`i marr nga ajo me lehtësisht e realizueshme deri tek ajo me  e vështira, besoj qe rritja e besueshmërisë se ky është institucioni i cili në bazë të performancës, përmirësimit të saj, ka mundësi të bejë auditin më të mirë për zyrtarët dhe për institucionet Shqiptare, duke shmangur dhe u bërë të gjithë bllok për forma auditimi jo ligjore ose ektraligjore, abuzuese,  të cilat jo vetëm që nuk ndihmojnë dhe nuk rrisin performancën e institucioneve që ne duhet të forcojmë  të gjithë së bashku, por përkundrazi akoma më keq, dëmtojnë imazhin se ky vend është një vend serioz me  institucione të konsoliduara, ndaj besoj që sfida më e madhe të cilën ju uroj jo vetëm juve por në grup të përbashkët, në partneritet,  të gjithë së bashku, ta forcojmë edhe të kemi mundësi që ta ndihmojmë  të rritet çdo ditë,  është rritja e besueshmërisë tek institucionet tona. Respektimi i pavarësisë së institucioneve të pavarura, rritja  e besueshmërisë tek puna e tyre, lënia e gjithë secili të kryej atë funksion që ligji ia ka dhënë dhe njeh   për kryer,  është elementi kryesor për ti dhënë mundësi vendit që të kalojë në një shkallare më lartë edhe në ato elementë që sot janë problematikë, sikurse është lufta kundër korrupsionit, nga ana tjetër edhe ti japë mundësi institucione të kryejnë detyrën e tyre të madhe.
Zoti Leskaj duke ju falenderuar edhe një herë edhe për bashkëpunim që kemi pasur, jam e kënaqur që edhe projekti të cilin ju tashmë e keni fituar, do të jetë një nga projektet e para që do të zbatohet në Shqipëri, mbas  procedurës së decentralizimit të fondeve të BE, pra projekti juaj besoj do të jetë projekti i parë pilot i cili do të iniciojë punën e nisur dhe të konkluduar nga qeveria e mëparshme ku fondet  e BE tashme do te menaxhohet dhe do te jenë mundësi për autoritetet shqiptare, dhe jo me një barre e rende për delegacionin Europian në Tiranë.
Suksese.