Fjala e Z. Ibrahim Gjylderen Ndihmës/Auditues i Përgjithshëm – ZAP Kosovë në Analizën e vitit 2013 të KLSH

28.01.2014

I nderuar Z. President,
I nderuar Z. Leskaj,
Të nderuar të ftuar e pjesëmarrës,

Faleminderit shumë, ndihemi shumë të privilegjuar dhe të respektuar për  ftesën duke na dhënë mundësi të marrim pjesë në këtë Analizë Vjetore të KLSH-së. Si në të gjitha rastet e mëparshme, ku kemi marrë pjesë, besojmë se do përftojmë shumë nga kjo Analizë, pasi është e mirë që ne të dëgjojmë për rezultatet e punës suaj, për sfidat dhe vështirësitë që keni  hasur, dhe e gjitha kjo të na shërbejë  edhe në ZAP të Kosovës.
Më mbështetni t’ju përgëzoj për punën që keni bërë, për suksesin që keni arritur në dy vitet e fundit. Në bazë të raportit që u prezantuar nga Kryetari juaj por dhe nga fjala e Z. Angjeli, Z. Llalla, Znj. Bregu, Z. Sequi, Z. Willton si dhe e Presidentit të Republikës, shihet qartë që jeni një institucion i rëndësishëm dhe që gëzoni mbështetje dhe përkrahje nga  insititucione  të tjera publike. Kjo është shumë e rëndësishme edhe nga përvoja jonë e shkurtër. Mbështetja e Kuvendit është me shumë rëndësi për një Institucion Suprem të Auditimit, nëse dëshiron të performojë në mënyrë të mirë.
Nuk kam dëshirë t`ju marr më shumë kohë, duke patur parasysh axhendën tuaj të ngjeshur dhe të ngarkuar, kështu që ju uroj që këto suksese ti vazhdoni më tutje dhe ti pasuroni më shumë.

Ju faleminderit