Fjala e Prof Dr. Anastas Angjeli Sekretar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Analizën e vitit 2013 të KLSH

28.01.2014

I nderuar Kryetar,
I nderuar Z Ambasador Sequi,
I nderuar Z. Zv/Ambasador i OSCE,
E nderuara Znj. Bregu,
I nderuar Z. Llalla,
Të nderuar pjesëmarrës.

angjeli analiza 2013Për  mua është kënaqësi dhe një vlerësim i veçantë për të marrë pjesë në Analizën vjetore të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2013.
Parlamenti dhe Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë një përgjegjësi të madhe për të nxitur dhe për të forcuar përgjegjshmërinë në menaxhimin e financave publike dhe pikërisht, e parë në këtë këndvështrimi, dua të vlerësoj se në këto dy vite marrëdhëniet midis Parlamentit dhe Kontrollit të Lartët të Shtetit, kanë qenë marrëdhënie të efektshme dhe marrëdhënie në funksion të objektivave të përbashkëta, që ato kanë në funksionet e tyre.
Sfidat e Kontrollit të Lartë të Shtetit për modernizimin e Institucionit, pa dyshim që nuk mund të realizohen pa një bashkëpunim intensive me Kuvendin e Shqipërisë, dhe mund të thuhet se marrëdhënia Kontrollit të Lartë të Shtetit me Kuvendin e Shqipërisë është një marrëdhënie bashkëpunuese, konstruktive dhe mjaft aktive. Gjithashtu më lejoni të konfirmoj, me bindjen time, se institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një institucion  në konsolidim të vazhdueshëm të reformave të ndërmarra,  me synim modernizimin në ushtrimin e veprimtarisë, në zbatim të standardeve ndërkombëtare, si dhe praktikave më të mira të auditimit të jashtëm, në sektorin publik.
Unë dua t`ju siguroj se në ketë rrugë të konsolidimit të reformave të këtij institucionit, mbështetja e Kuvendit në përgjithësi dhe e mazhorancës në veçanti do të jetë gjithnjë dhe më e madhe.
Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë këtyre dy viteve ka ndërmarrë një sërë masash për rritje e eficencës së veprimtarisë audituese, përmes  fuqizimit dhe konsolidimit auditimit të ligjshmërisë dhe të rritjes së cilësisë së auditimit të performancës. Tashmë ky institucion ka hartuar një plan strategjik të zhvillimit, për periudhën 2013-2017, e cila është në linjë me strategjinë e zhvillimit të organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit. Implementimi i kësaj strategjie është një garanci më shumë për reformimin e institucionit dhe shndërrimin e tij në një institucion që aplikon standardet dhe praktikat më bashkëkohore  në këtë fushë.
Me miratimin e amendamenteve të Ligjit organik të KLSH-së,  nga Kuvendi, i cili është në proces dhe unë dua t`ju siguroj se ekziston i gjithë vullneti për t`i miratuar sa më shpejt ato, para Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit padyshim që parashtrohen objektiva dhe sfida të reja, pavarësisht se në këtë moment  çështja e menaxhimit të financave publike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete, objektiva dhe sfida të cilat sikurse do të rezultojë dhe nga kjo analizë kanë filluar dhe do të vazhdojnë të implementohen nga ky Institucion.
Të nderuar pjesëmarrës progresi institucional i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rritja e profesionalizmit, menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore,  forcimi i kapaciteteve audituese, rritja dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, fuqizimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit të KLSH me SAI partnere, me institucionet e organizatat përfaqësuese të shoqërisë civile, si dhe me median e shkruar dhe vizive dëshmojnë dhe konfirmojnë dhe njëherë se ky institucion është në rrugën e duhur të përmbushjes se detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, në funksion të kryerjes së detyrës së tij.
Faleminderit dhe Suksese