Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani në Analizën e vitit 2013 të KLSH

28.01.2014

I nderuar ambasador, z. Sequi,
i nderur z. Willton,
të nderuar deputete, 
i nderuar z. Prokuror i Përgjithshëm,
të  nderuar të pranishëm dhe  pjesëmarrës nga Kosova.

Dëshiroj dhe unë t’ ju bashkohem jo vetëm përmes prezencës por edhe përmes shprehjes së vlerësimit, konsideratave, por dhe opinioneve  në këtë analize,  duke e nisur  fillimisht me shprehjen e vlerësimit tim më të madh për atë që  ky institucion i rëndësishëm ka ofruar në shërbim të vendit. Natyrisht jam këtu në vlerësim të ftesës që më adresoi Kryetari i Institucionit tuaj, por edhe për  të  ri konfirmuar rëndësinë e madhe shtetërore që ka puna dhe funksionimi i institucionit.
Dinamika e dy viteve të fundit është lehtësisht e identifikueshme dhe bën diference, duke e parë këtë edhe në një kontekst tjetër të cilin unë desha ta vlerësoja dhe nënvizoja,   për ruajtjen  e kohezionit dhe të konsolidimit të resurseve njerëzore që përbejnë institucionin dhe që kontribuojnë në këtë  institucion prej shumë e shumë vitesh. Pra do ta shikoj në kontekstin e gjerë të angazhimit, të vullnetit, të profesionalizmit dhe të rezultatit. Gjithë këtë vlerësim do të dëshiroja t’jua theksoja sot. Nga ana tjetër do të kërkoja që secili prej jush  dhe të gjithë bashkëpunëtoret e tjerë që ju asistojnë në punën tuaj të përditshme,  të mbani parasysh se Kontrolli i Larte i Shtetit është një nder institucionet e rëndësishme që ka të bej me kredibilitetin e shtetit.

presidenti-nishani-analiza-e-klsh-300x200

presidenti-nishani-analiza-e-klsh-21

Pa u zgjatur, unë në fjalën time do  desha të fokusohem në dy çështje të cilat desha ti ndaje: 
- E para  ka të bej me dinamiken e punës tuaj të përditshme e cila  duhet të mbizotërohet nga profesionaliteti dhe është  inkurajues fakti  i një  politike trajnimesh dinamike e cika ka ardhur gjithmonë e më shumë  në rritje dhe është për  t’u vlerësuar që kjo platformë  pra e vazhdimit të trajnimeve dhe e  specializimit të vazhdueshëm të audituesve mbetet  në fokusin e institucionit dhe njëkohësisht  nga pavarësia  e aktivitetit dhe e ushtrimit të detyrës nga secili prej jush.

 - Çështja e dytë ka të bëjë me bashkëpunimin.
Duke pasur parasysh që  është mjaft i rëndësishëm ky bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore edhe me vetë subjektet e audituara, në gjykimin tim merr një prioritet më të madh bashkëpunimi i KLSH me Prokurorinë e Përgjithshme, me arsye dhe qëllim për ta bërë mekanizmin funksional  dhe së dyti me Kuvendin e Shqipërisë për ta bërë mekanizmin më perfekt dhe më të mire të mundshëm.
Sa më shumë  dhe ngushtësisht të bashkëpunohet me Prokurorinë, aq më tepër do të shkojmë drejt asaj që kërkojmë, zbatimit të ligjit dhe ndërshkueshmërisë të shkelësve të ligjit dhe   kultivimit të një kulture që mekanizmi funksionon  në tërë kapacitetin dhe forcën e tij dha sa më shumë të bashkëpunoni, të kontaktoni, të komunikoni me Kuvendin e Shqipërisë, do të  përçoni eksperiencat që ju dhe vetëm ju mund ti keni dhe ti merrni nga terreni, për të gjeneruar pastaj forcën legjislative që ka parlamenti në përmirësimin  dhe perfeksionimin e mëtejshëm  të  mekanizmit që juve meritoni të keni në tërë aktivitetin dhe punën tuaj. 
Përpos të tjerave do të desha ta shoh, karakterin e punës se një audituesi të Kontrollit të Lartë të Shtetit të dominuar nga kurioziteti dhe  kurajo.
Ç’dua të them me kuriozitet? Auditimin sa më thellë që të jetë e mundur të një çështje. Jam e i bindur se aktiviteti auditues sjell hap pas hapi gjetje të reja,  vendosje përballë elaborimit të hapësirës ligjore të përcaktimeve që sjell ligji, por dhe të shtrirjes në kohë të një aktiviteti që mund të jete pozitiv, por dhe i dëmshëm. Duke prevaluar kurioziteti ligjor në dinamiken tuaj të përditshme, jam i bindur që do ti shkohet gjithmonë e më thellë fenomeneve që hasim dhe  problematikave që ndeshim.
Kjo nuk mund të jetë e suksesshme pa anën tjetër:  kurajën, që do të thotë se pavarësisht se cili subjekt shfaqet në këtë auditim të thellë, puna nuk mund  të ndalet, por përkundrazi, duke angazhuar resurse të tjera brenda institucionit por  dhe në bashkëpunim  dhe me të tjerë, besoj që rezultati do të jetë pozitiv. Unë jam i bindur që ju ndër vite keni mbledhur një eksperience jashtëzakonisht të madhe dhe të pallogaritshme, të njohjes së legjislacionit, të  problematikave, të skemave të abuzimit por dhe të mënyrës se si duhen adresuar.

salla

Kur thash në fillim të fjalës time që e vlerësoj lart, sepse është dhe qartësisht e identifikueshme,  dinamika e rritur  disa herë e aktivitetit të auditimit dhe kjo është fryt i punës tuaj, është frymë e politikës që ndiqet nga institucioni, këtu kam parasysh që gjithë kjo eksperience e mbledhur duhet të përkthehet jo vetëm në prezantim të problematikës por dhe në analize të mekanizmave ligjore të munguar  të cilët duhen plotësuar. Ndaj besoj që krahas asaj pune të auditimit të fondeve dhe procedurave,  ka ardhur koha që eksperienca juaj të prodhoje dhe të jap një produkt rreth rekomandimit ndaj institucioneve përkatëse në  përmirësimin e  mëtejshëm të legjislacionit.

Është për tu vlerësuar dhe është një aset shtesë i kësaj pune që ju keni nisur,  partneriteti dhe asistenca  që vjen nga partneret tanë. Unë dëshiroj si kreu i shtetit të përfitoj nga rasti të shpreh vlerësimet në emër tuaj dhe të gjithë qytetareve për ndihmësen e paçmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian, jo  vetëm përmes mbështetjes së projekteve konkrete, përmes financimeve, por edhe përmes asistencës teknike por dhe shkëmbimit të përvojës. Duke qenë dëshmitar të gjithë së bashku të asaj përvoje që tashme keni krijuar në shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vende jo anëtare, do të inkurajoja, që kjo filozofi, kjo platforme të vazhdoje dhe të thellohet akoma më shume me të gjitha vendet anëtare të BE  dhe kryesisht dhe me ato që i kemi dhe pararendëse  si Kroacia dhe Sllovenia,  të cilat mund të ofrojnë përmes bashkëpunimit dhe një ekspertize edhe në procesin e integrimit,  pasi procesi i integrimit nuk përben një filozofi të ngurte por është një proces, një rruge e hapur e cila mbushet brenda saj me elemente dhe me hapat që të gjitha institucionet hedhin në eksperiencat që ato kane në raport me fokusin dhe objektivin e tyre, që ligji parashikon.

Dëshiroj te falënderoj prezencën e OSBE, për angazhimin që ka dhe vullnetin që shpreh. Kemi eksperienca shumë të mira, kemi kontribute të pazëvendësueshme dhe e kemi të nevojshëm partneritetin për përballimin e sfidave që bëhen gjithmonë e më  të sofistikuara dhe kërkojnë eksperienca të konsoliduara.
Njëkohësisht dëshiroj t’u garantoj ju dhe bashkëpunëtoreve tuaj,  që tek Presidenti i Republikës do të keni një mbështetës të fortë, një zë të fuqishëm, në promovimin e integritetit të merituar të gjithsecilit.  Duke bërë dhe një konstatim që gjithsesi mbetet personal: kjo punë e madhe që bëni, ky aktivitet  dhe dinamike e madhe që keni,  që nuk besoj se ka një opsion kundërshtues, është i identifikueshëm për subjektet me të cilat ju bashkëpunoni, por besoj që meriton, një përçim dhe një transmetim më të madh tek opinioni publik, i cili druaj se nuk e ka atë informacion të plote për punën e madhe, angazhimin madh dhe kontributin  që ju zhvilloni. Është shumë e rëndësishme, sepse nuk është çështja e një formati  të  krijimin të një perceptimi  shabllon, por është  shumë rëndësishme në kontekstin e një edukate dhe një kulture të përgjithshme të funksionimit të  mekanizmave të shtetit që të gjithë kemi nevoje dhe të përgjithësi qytetari ynë  ka nevoje jo vetëm  të jete i informuar, por edhe si pjesë  rritjes së kulturës së raportit midis  individit me shtetin. Për sa kohë ky kontribut është real, për sa kohe kjo dinamike realizohet në terren, duhet përcjelle tek qytetari, jo vetëm në formatin e informimit,  por edhe  të rritjes dhe konsolidimit të kulturës të raportit qytetar dhe institucione shtetërore. Unë besoj plotësisht në motivin që keni, në vullnetin që keni, e vlerësoj eksperiencën që keni, rolin e lidership-it që keni, që nga Kryetari dhe të gjithë drejtuesit e institucionit, të cilat duhet të vijnë gjithmonë në proporcion të zhdrejte me pritshmërinë.  Dua te them, ky angazhim i juaj duhet të jetë më i madh disa herë se sa janë pritshmërie. Vetëm nëse ecim me këtë raport, besoj se gjerat Ju do ti shtyni përpara, jo ata qe presin nga ju mund ti gjejnë dhe mund ti marrin  më të përmirësuara dhe me te avancuara. 

Edhe njëherë, shpreh kënaqësinë që pata mundësinë të ndaj disa mendime me ju, të kontaktoj me ju dhe t’ju uroj suksese të  mëtejshëm në misionin tuaj.