Fjala e Kryetarit të KLSH-së në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

06.06.2018

Raporti i Performancës së institucionit për vitin 2017

Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit funksionon bazuar në Kushtetutën e vendit, në ligjin organik të institucionit, në standardet ndërkombëtare të auditimit, në Rezolutat e OKB-së  për SAI-t dhe në Rezolutat e Kuvendit për KLSH-në.

Filozofia e punës sonë në këto vite ka qenë modernizimi i institucionit dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, për përmirësimin e qeverisjes, duke vepruar me moton “KLSH-shërbestar i qytetarit dhe agjent i Kuvendit”.

Në këtë vit të fundit të mandatit 2012-2018, paraqesim raportin përpara Kuvendit në lidhje me aktivitetin auditues dhe performancën institucionale të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017, bazuar në Kornizën e Matjes së Performancës së institucioneve supreme të auditimit(SAI-ve) , një dokument i miratuar si standard për t’u përdorur nga të gjitha SAI-t në Kongresin e INTOSAI-t, INCOSAI i XXII-të në dhjetor 2016 në Abu D’habi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

pdf Fjala e Kryetarit në Komisionin e Ekonomisë, 6 qershor 2018