Eksperienca e fituar nga internship-i pranë Gjykatës Europiane të Audituesve

Si një eksperiencë e nisur që në 2014, si pjesë e marrëdhënieve ECA-KLSH, kam ndjekur intership-in pesë mujor pranë Gjykatës Europiane të Audituesve, në Luxenbourg, për periudhën 1 Tetor - 28 Shkurt 2020. Gjatë kësaj periudhe kam fituar njohuri rreth formulimit dhe koordinimit të politikave të Gjykatës, njohuri mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve të BE-së, mënyrën e realizmit të detyrave bazuar në standartet e punës, teknika të ndryshme për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, njohuri mbi funksionimin dhe aktivitetin e ECA-s.  Ky intership ishte një vlerë e shtuar për rritjen time profesionale si audituese.

Gjatë intership-it unë kam punuar pranë Departamentit nr. 5 “Financimi dhe administrimi i Unionit”, i cili është përgjegjës për:

- Menaxhimin Buxhetor dhe Financiar të fondeve të Unionit, ku në këtë kapitull zakonisht paraqiten rishikimi i çështjeve të menaxhimit buxhetor dhe financiar, identifikimi i rreziqeve dhe sfidave me të cilat përballet buxheti i BE-së në vitet e ardhshme.
- Të Ardhurat
- Shpenzimet administrative.
- Raportin Vjetor të Performancës
- Rishikimin e shkollave evropiane
- Raportet speciale në lidhje me financimin dhe administrimin e Unionit
- Llogaritë vjetore të përkohshme dhe të konsoliduara vjetore të BE-së dhe llogaritë vjetore të Komisionit Evropian.

Kam qenë pjesë e grupit për Auditimin e Performancës me temë “A promovon buxheti i BE-së barazinë midis grave dhe burrave përmes integrimit gjinor?”.
Në momentin që u bëra pjesë e grupit, auditimi ishte ne fazën e përgatitjes së memorandumit dhe në Janar 2020, auditimi filloi fazën e terrenit.

Barazia gjinore ka një ndërgjegjësim të lartë publik dhe aktualisht po merr vëmendje në nivelit të lartë në Komision, Këshillin dhe Parlamentin Evropian. Presidentja e re e Komisionit e ka vendosur barazinë gjinore në nivele të larta të axhendës së saj. Në korrik 2019, udhëzimet politike të Presidentit të zgjedhur të Komisionit njoftuan për një Strategji të re të BE-së  në lidhje me Barazinë Gjinore, i cili do të përfundojë në 2020. Këshilli i Evropës përcaktoi integrimin gjinor si "organizimin, përmirësimin, zhvillimin dhe vlerësimin e proceseve të politikave, në mënyrë që perspektiva e barazisë gjinore të përfshihet në të gjitha politikat në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat, nga aktorët normalisht të përfshirë në politikë bërje ".

Në Tetor 2019, Kryesia e Këshillit Finlandez informoi Presidentin ECA për interesin e tij për punën e auditimit në lidhje me gjurmimin e barazisë gjinore.
Integrimi gjinor pranohet ndërkombëtarisht si një strategji drejt realizimit të barazisë gjinore. Përfshirja e parimit të barazisë midis grave dhe burrave në të gjitha aktivitetet e saj përcaktohet në nenin 8 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU), i cili njeh eliminimin e pabarazive dhe promovimin e barazisë midis burrave dhe grave si një dispozitë e përgjithshme që do të zbatohet në të gjitha fushat e politikëbërjes së BE-së.

Auditimi synon të vlerësojë nëse ka një kornizë të përshtatshme për të promovuar barazinë gjinore, nëse MFF (Kornizë Financiare Shumëvjeçare) dhe buxhetet vjetore të BE-së integrojnë një perspektivë gjinore dhe nëse Komisioni është në gjendje të demonstrojë rezultatet e arritura.

Buxheti i BE-së është përqendruar kryesisht në mbështetjen e investimeve për periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe është miratuar brenda kufijve të një plani afatgjatë të shpenzimeve të quajtur Kornizë Financiare Shumëvjeçare (MFF). MFF është e rëndësishme për barazinë gjinore sepse është një mjet për përcaktimin e përparësive dhe shpërndarjen e burimeve në fushat e politikave dhe programet e financimit.

Auditimi u bazua në rishikimin e dokumenteve kryesore strategjike, buxhetore dhe programuese të Komisionit, në vizitat e auditimit në vendet e zgjedhura anëtare, rishikimin e kampioneve të programeve të financimit, mbledhjen e informacionit mbi rezultatet aktuale, shembuj të praktikave më të mira dhe mbi një studim që do të realizohet nga një ekspert i pavarur.

Detyrat që më janë caktuar nga përgjegjësit e grupit në fazën e përgatitjes së memorandumit kanë qenë:

- Hartimi i informacionit se çfarë lloj të dhënash të ndara gjinore prodhohen nga Eurofund, Këshilli i Evropës dhe Agjencia e BE-së për të drejtat themelore, bazuar në dokumentin 'Angazhimi Strategjik për Barazinë Gjinore 2016-2019', si dhe faqen e tyre në internet.
- Në kuadër të negociatave për MFF 2014-2020, Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni kanë ranë dakord në një deklaratë të përbashkët se "procedurat vjetore buxhetore të aplikuara për MFF 2014-2020 do të integrojnë, sipas rastit, elementët përgjegjës gjinorë, duke marrë parasysh mënyrat në të cilat kuadri i përgjithshëm financiar i Unionit kontribuon në rritjen e barazisë gjinore (dhe siguron integrimin gjinor) ".

Në këtë kuadër, më është kërkuar që mbështetur në MFF 2014-2020 përfshirë buxhetet e BE-së (projekt-buxhetet) dhe dokumentet raportuese gjatë asaj periudhe, të evidentoj nëse programet buxhetore kanë nxjerr në pah implikimet e dimensionit gjinor duke ju përgjigjur pyetjeve më poshtë:
- Si u mor parasysh dimensioni gjinor në hartimin e përgjithshëm të programit dhe si u pasua nga programet operative, kur është e aplikueshme?
- A përfshijnë programet objektiva specifike të barazisë gjinore?
- A kanë programet  veprim specifik për barazinë gjinore dhe a e sigurojnë sasinë relative?
- A ka vlerësime të kontributit të buxhetit të BE-së për barazinë gjinore, duke shpjeguar metodologjinë e përdorur për llogaritje? Nëse asnjë vlerësim i vlefshëm nuk është i mundur, DG-të duhet të tregojnë së paku nëse: ekziston një dimension gjinor dhe cilët  janë faktorët kryesorë që pengojnë matjen e tij?
-  Përgatitja e një përmbledhje të seancave dëgjimore të përgjigjeve të të gjithë komisionarëve për pyetësorin nga Parlamentit Europian se  "Si do të implementoni integrimin gjinor dhe do të integroni perspektivën gjinore në të gjitha fushat e politikave të portofolit tuaj?
- Identifikimi i risqeve specifike për menaxhimin e mirë financiar në lidhje me promovimin e barazisë midis grave dhe burrave,  pas qasjes së aplikuar për Raportin Vjetor ECA 2018, Kapitulli 3 "Marrja e rezultateve nga buxheti i BE’’.

Analizimi i "Vlerësimit të Angazhimit Strategjik për Barazinë Gjinore 2016–2019" me një përqendrim te faktorët që ndikojnë në rezultate dhe kanë impakt në performancën e barazisë gjinore.

Në fazën e terrenit më është lënë si detyrë që ti përgjigjem pyetjes 2.2 “A integrojnë MFF dhe buxhetet vjetore të BE-së një perspektivë gjinore? Nëse propozimet e MFF dhe deklaratat e programit përfshijnë objektiva, target dhe indikatorë të lidhur me barazinë gjinore?

Për të finalizuar materialin e përfunduar kam zhvilluar një video konferencë me përfaqësuesit e Komisionit Europian me datën 26.02.2020 për të diskutuar dhe analizuar pikëpyetjet dhe mangësitë e konstatuara gjatë punës.

Gjatë periudhës 5- mujore të intershipit kam marrë pjesë në dy takime të zhvilluara nga grupi i auditimit: ‘’Power up Conference’’ e mbajtur në Bruksel me 19 Nëntor 2019,  nga EIGE (European Institute for Gender Equality) dhe  në takimin me Eurostat mbajtur në 08 Janar 2020.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kam marrë pjesë aktive në takime të brendshme dhe në disa trajnime që janë zhvilluar në ambientet e Gjykatës.


Joniada Gocaj
Audituese