EUROSAI (Institucionet Supreme Europiane të Auditimit)

thumbeurosai

Ky botim, pjesë e kolanës “Botime KLSH-2012 ” jep informacion për mënyrën e organizimit dhe funksionet e institucioneve supreme të auditimit të të gjitha vendeve europiane, si dhe të Gjykatës Europiane të Audituesve, organit më të lartë auditues të Bashkimit Europian.

Libri prezanton organizatën EUROSAI (European Organization of the Supreme Audit Institutions - Organizata Europiane e Institucioneve më të Larta të Auditimit), komunitetin e institucioneve supreme të auditimit (SAI), ku SAI-t zhvillojnë kongrese, konferenca dhe aktivitete të tjera trajnimi e shkëmbimi reciprok eksperiencash, nën moton e INTOSAI-t “Experentia mutua omnibus prodest”( nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë).