Dita botërore e librit në KLSH

23.04.2015

Data 23 prill, është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor 1995 nga UNESCO dhe është një mundësi për të njohur fuqinë që kanë librat për të përmirësuar jetën si dhe për të mbështetur të gjithë ata që i shkruajnë dhe që i prodhojnë librat. Ne të gjithë duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të promovuar librin, si dhe të gjitha format e tjera të leximit dhe të nxënit sepse janë mjetet më të mira për të ndërtuar një shoqërie të paqme dhe të kulturuar.

Në Kontrollin e Lartë të Shtetit kjo ditë kremtohet prej tre vitesh në një mënyrë krejt të veçantë. Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, duke vlerësuar librin si mjetin më të fuqishëm të shpërndarjes së njohurive, ka zgjedhur të flasë me një gjest konkret dhe domethënës duke i ofruar çdo punonjësi mundësinë të përzgjedhë një libër  midis 46 titujve, të cilët trajtojnë tematika të ndryshme.

dita librit ditalibrit2 ditalibrit3

Librat janë një mundësi e paçmueshme për lirinë e shprehjes dhe për shpërndarjen e informacionit, të cilët janë elementë thelbësorë të shoqërive të sotme. E ardhmja e librit si objekt kulturor gjithëpërfshirës, është e lidhur fort dhe pazgjidhshmërisht me zhvillimin kulturor të shoqërive tona.

Setet e librave të dhuruara nga KLSH ishin si më poshtë:

1.Samerset Mam – Magjistari
2.Mendimtarët për edukimin (Byroja Ndërkombëtare e Edukimit UNESCO)
3.Bozidar Jezernik – Europa e Egër
4.Andi Blunden – Shpirti i Gruas
5.Werner Moser – Helmut Hohl
6.Ndriçim Kulla – Koha për zgjim
7.Naum Tole – Ndikimi i Dietës së Mjekësisë Popullore dhe ushtrimeve fizike në shëndetin e njeriut
8.Elena Kedros – Vajzat e Olimpit
9.Carl Gustav Jung – Tipat Psikologjikë
10.Frojd – Psikopatologjia e jetës
11.Frojd – Shakaja e lidhja e saj
12.Frojd – Frika
13.Frojd - Hyrje në psikanalizë
14.Frojd – Mbi letërsinë e artet
15.Frojd – Psikologjia e turmave
16.Osho – Intuita
17.Osho – Rruga e Dashurisë
18.Osho – Rebelimi, revolucioni
19.Osho – Për jetën e vdekjen
20.Osho – Zarathustra “Perëndia që vallëzon”
21.Osho – Joga “Shkenca e Shpirtit”
22.Erick Fromm – Të kesh apo të jesh
23.Erick Fromm – Teoria e Zigmud Frojdit
24.Sartri – Pezull
25.Sartri – Mizat
26.Sartri – Neveria
27.Alfred Adler – Të kuptosh natyrën e njeriut
28.Alfred Adler – Shkenca e të jetuarit
29.Ismail Kadare – Eskili ky humbës i madh
30.Ismail Kadare – Darka e gabuar
31.Ismail Kadare – Identiteti Evropian
32.Ismail Kadare – Aksidenti
33.Ismail Kadare – Vajza e Agamemnonit
34.Ismail Kadare – Pasardhësi
35.Marquez - Dashuria në Kohën e Kolerës
36.Shekspir - Mbreti Lir
37.Sofokliu - Edipi Mbret
38.Hemingway - Plaku dhe Deti
39.Drita Çomo – Dritë që vjen nga humnera
40.Aida Tuci – Rreth Dosjes Bilal Xhaferri
41.Allen Dulles - CIA kundër KGB
42.Servantes – Don Kishoti I
43.Servantes – Don Kishoti II
44.George Orwell – Ferma e Kafshëve
45.Tim Adler – Hollivudi dhe Mafia
46.Allen Dulles - Asët e Spiunazhit