Direktiva e BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Kontratat Koncesionare

05 direktivat aaaaaaaaaa

Direktiva 2014/24 /BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të BE-së, e datës 26 shkurt 2014 mbi “ Prokurimin Publik” përfaqëson një nga drejtimet bazë të legjislacionit të Evropës së Bashkuar në miradministrimin e fondeve publike dhe të “Acquis Communautaire”, tërësisë së ligjeve dhe rregullave të Bashkimit Evropian.

 

 

Shqipëria po e instalon gradualisht “Acquis Communautaire” nëpërmjet përafrimeve dhe përshtatjeve të ligjeve dhe rregullave edhe në legjislacionin shqiptar, si parakusht i domosdoshëm për integrimin e shpejtë të vendit tonë në familjen e madhe evropiane. Në të njëjtën gazetë zyrtare të Bashkimi Europian me direktivën 2014/24/BE u botua edhe direktiva e re 2014/23/BE mbi “Kontratat Koncesionare” si pjesë e një “paketë legjislative” për reformimin e rregullave të prokurimit publik në Bashkimin Europian. Përpara daljes së kësaj direktive, mungesa e rregullave të qarta në nivelin e BE-së mbi kontratat koncesionare krijonte pengesa dhe pasiguri ligjore për ofrimin e lirë të shërbimeve, duke shkaktuar çrregullime në funksionimin e tregut të brendshëm. Për këtë arsye, Komisioni Europian synoi të krijonte një kornizë ligjore të përshtatshme, fleksibël dhe të balancuar për dhënien e kontratave koncesionare, për t’u siguruar operatorëve ekonomikë, në veçanti bizneseve të vogla dhe të mesme, një akses efektiv dhe jodiskriminues në tregjet europiane të koncesioneve.

 

 

 

Këto Direktiva shërbejnë si dokumente kryesore me të cilat punojnë audituesit e Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA), në realizimin e misionit dhe detyrës së tyre të kqyrjes së rregullsisë dhe mënyrës së shpenzimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Këto direktiva janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian dhe Shtetet Anëtare, por edhe për vendet kandidate, sikurse është vendi ynë.