Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH, zhvillon analizën vjetore të punës për vitin 2015

 

Në datën 22 dhjetor 2015, Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Rektoratin e Universitetit Politeknik, këtu në Tiranë, organizuan ëorkshop-in me temë “Performanca dhe Impakti i veprimtarisë audituese të Departamentit përgjatë vitit 2015”. Ky ëorkshop u organizua nën frymën e Ligjit 154/2014 të KLSH-së, ISSAI 20 mbi “Parimet e Transparencës dhe Llogaridhënies”, Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe praktikave më të mira të fushës në këtë drejtim.

Ëorkshopi adresoi çështje të rëndësishme të zhvillimit të këtij auditimi risi jo vetëm në Kontrollin e Lartë të Shtetit, por në krejt administratën publike shqiptare. U prezantuan dhe diskutuan ide mbi cilësinë dhe numrin e auditimeve të realizuara ndër vite, duke theksuar rritjen progresive të këtij auditimi në periudhën 2012-2015. U debatuan çështje të metodologjisë audituese, ndërtimit të një piramide pyetjesh me fokus riskun e aktivitetit publik, teknikave audituese për vjeljen, analizimin, konkludimin dhe raportimin e informacionit, ndarjes së punës dhe respektimit të kalendarit auditues, impaktit në publik dhe palë specifike interesi, konceptimin e këtij auditimi si një projekt dhe jo thjesht si një proces rutinor pune, rritjes e ndikimit në Kuvend dhe qarqe akademike, etj.

Anëtarët e departamentit propozuan gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet më të spikatura të auditimeve të kryera e konkretisht: 1. Trashëgimisë Kulturore me fokus trashëgiminë materiale arkeologjike dhe momumenteve të kulturës; 2. Projektit për stimulimin e shërbimeve bujqësore me asistencë të Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë; 3. Liberalizimin e tregut për shërbimin e kontrollit teknik, periodik të automjeteve; 4. Implementimit të politikave mjedisore me fokus ndotjen e ajrit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan; 5. Trajtimit të dhunës në familje dhe barazisë gjinore; 6. Eficiensës së energjisë me fokus përdormin e paneleve diellore në institucionet publike, auditim ky i realizuar paralelisht me vendet e rajonit dhe mentorimin e Zyrës Kombëtare Suedeze të Auditimit; 7. Performancën ekonomiko-financiare të Qendrave Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve; 8. Respektimin e të drejtës së autorit në Shqipëri, me fokus fushën e muzikologjisë dhe kinematografisë; 9. Performancën e Inspektoriatit Qendror Teknik kah garantimit të cilëisë së naftës dhe nënprodukteve të saj në tregun e karburanteve në Shqipëri, si edhe 10. Performancën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në ruajtjen dhe garantimin e likuiditetit dhe aftësisë paguese në tregun e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri.

Të pranishmit diskutuan dhe hodhën ide për përmirësimin e proceseve të punës, shfrytëzimin e kanaleve formale dhe informale të komunikimit për të urbanizuar këtë lloj të ri auditimi në krejt administratën publike, shtimin dhe përmirësimin e trajnimeve për të profesionalizuar më tej kapacitetet departamentale dhe insitucionale.

Workshop-in e përshëndetën dhe nderuan me pjesëmarrjen e tyre pedagogë e profesorë të Universitetit Politeknik, gazetarë të kolonës ekonomike, ekspertë të fushave të ndryshme, anëtarë të organizatave joqeveritare, etj. Vlen të theksohet diskutimi i z. Sazan Guri, i cili hodhi ide të vlefshme për auditime potenciale gjatë vitit të ardhshëm, duke shprehur njëkohësisht konsideratat më të larta për punën e deritanishme të departamentit.

Në seancën e fundit të workshop-it u diskutuan planet dhe objektivat për të ardhmen, sfidat për realizimin e tyre dhe rritja e mëtejshme e profilit profesional të departamentit brenda dhe jashtë institucionit.