Departamenti i Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit

 

Në daten 18 dhjetor 2015,  Departamenti i Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit zhvilloi në qytetin e Vlorës Work-shop-in me teme “Performanca dhe impakti I veprimtaris audituese te departamentit prgjat vitit 2015”. Ky aktivitet u mbajt në mjediset e Universitetit publik “Ismail Qemali” të Vlorës dhe u realizua  në një këndvështrim të ri, në formën e shkëmbimit të eksperiencave për praktikat më të mira audituese. 

Në zbatim të programit,  Work-shop-i, u zhvilluan nga ora 10.00 deri më 15.30. Pjesëmarrës në këtë Work-shop, përveç audituesve të departamentit, ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i KLSH znj. Luljeta Nano, Dekane e Fakultetit Ekonomik znj. Evelina Bazini, si dhe anatarë të stafit akademik, znj. Miranda Haxhia, z. Grigor Dede, znj. Ylldeze Sokoli, znj. Filloreta Madani, studentë si dhe përfaqësues të medias të shkruar dhe asaj vizive, lokale dhe kombëtare.

xhone dep 2015 analiza

Krahas prezantimeve të auditimeve më të mira, gjatë Work-shop-it u bë vlerësim në këndvështrimin e performancës së departamentit si dhe aktiviteti u shoqërua me bashkëveprim  me pedagoget dhe studentët e universiteti publik, duke bërë që  përqasje dhe debati të ishin me interes të veçantë dhe me shumë vlerë.
Gjatë zhvillimit të Work-shop-it në formën e një bashkëbisedimi interaktiv, u arrit që të identifikoheshin rezultatet më të mira auditues, pikat e dobta të punës audituese, si dhe u dhanë mendime për përmirësimin e punës në të ardhmen.

Work-shop-i filloi me prezantimin e përmbledhjes së punës audituese për vitin 2015 nga Drejtori i Departamentit z. Xhaferr Xhoxhaj. Më pas u shoqërua me fjalën përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshme zj. Luljeta Nano e cila theksoi objektivat e institucionit për vitin 2016, të para nën këndvështrimin e strategjisë së rishikuar 2015-2017.

Gjithashtu aktivitetin e përshëndeti edhe Dekane e Fakultetit të Ekonomisë zj. Evelina Bazini, e cila theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij lloj aktiviteti në qarqet akademike për arsye se sjell ndërthurje të eksperiencave dhe njohurive teorike me ato praktike.

Më pas aktiviteti vijoi me prezantimet e punës audituese të kryera në disa subjekte si: Auditimi i kryer në OSHEE SHA, të cilin e prezantoi Kryeaudituesi i Departamentit z. Fatmir Iliazi; Auditimi i kryer për Projektin "Ndërtimi i Qendrës së re dispecer" në OST SHA, të cilin e prezantoi Kryeaudituese e Departamentit Yllka Pulashi; Auditimin e kryer në Albpetrol SHA, të cilin e prezantoi audituesi z. Artan Topjana; Mbi auditimet e kryera ne fushën e mjedisit, të cilin e prezantoi audituese zj. Nikoleta Piranjani; Auditimi i kryer për Projektin "Siguria e Digave" në KESH SHA, të cilin e prezantoi audituese zj. Mimoza Bedini; Auditimi i kryer në Albcontrol SHA, të cilin e prezantoi auditues z. Alfonc Gabili; Auditimi i kryer në Hekurudha Shqiptare SHA, të cilin e prezantoi audituesi Skënder Hajdari; Për auditimin e kryer në Njësite e qeverisjes se përgjithshme, shoqëritë tregtare, autoritetet e përbashkëta te cilat zotërohen kontrollohen financohen ose garantohen nga njësite e qeverisjes se përgjithshme, njësi te tjera qe shpenzojnë fonde publike sipas një marrëveshje ndërkombëtare, të cilin e prezantoi audituesi Blerin Shkurti. 

Në fund u prezantuan objektivat kryesore të departamentit dhe sfidat për vitin 2016 nga Drejtori i departamentit.
Në përfundim të aktivitetit, Sekretari i Përgjithshëm i KLSH dhe Kryeaudituesia e Departamentit, ju përgjigjën disa pyetjeve të gazetarëve.