Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme

 

Me datë 23.12.2015 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan zhvillua analiza e Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme.

Në këtë Workshop me temë “-+Performanca dhe impakti i veprimtarisë audituese përgjatë vitit 2015  të Departamentit”, morën pjesë, studentë të fakultetit ekonomik e juridik, pedagogë, përfaqësues të pushtetit vendor të Qarkut, Prefektit dhe institucionet e tjera si dhe pati një interesim të veçantë nga mediat lokale e kombëtare, ku u paraqitën 9 referate, në të cilat u bë një pasqyrë e përgjithshme e kësaj pune dhe rezultateve që ka arritur Departamenti për vitin 2015. Gjatë zhvillimit  të workshopit përcollëm një frymë konstruktive bashkëbisedimi dhe patëm një diskutim frytdhënës me të pranishmit, ku ishin të vlefshme dhe ndërhyrjet e përfaqësuesve të dy shoqatave: “Për autonomi Vendore e Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë” dhe Shoqata Kombëtare e Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë” .

Kjo ishte risi, pasi u krye për herë të parë, ku parimi i gjithë përfshirjes u zbatua maksimalisht, u shprehen mendime e vlerësime të lira mjaft të efektshme, si dhe kalkulimi i rezultateve të këtij vetëvlerësimi ishte transparent dhe shumë i saktë. Siç ka rezultuar, procesi i INTOSAINT-it në

Departamentin tonë, i ka dhënë rezultatet e veta  në vitin 2015, pasi të gjithë audituesit u ndërgjegjësuan për detyrat që vetë vendosën për realizimin e planit të vitit 2015. Rezultatet ishin mjaft të mira dhe u plotësuan 22 rekomandimet e kthyera në objektiva të punës tonë të miratuara nga Kryetari i KLSH, objektiva këto që përfshinë të gjithë fushat e veprimit të Departamentit dhe veçanërisht fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore në funksion të realizimit të planit të vitit 2015.

Për më shumë