Baza ligjore, funksionet dhe pavarësia

Gjatë viteve 1997- 2000 u hodhën hapa serioze në rrugën për forcimin dhe konsolidimin e KLSH-së. Bazat ligjore dhe institucionale bënë të mundur të përcaktohet qartë roli, autoriteti, objekti dhe marrëdhëniet e KLSH-së me Parlamentin, Qeverinë dhe Institucionet e tjera.

Në përmbushje të parimeve të Deklaratës së Limës dhe të kërkesave që kanë standartet ndërkombëtare të kontrollit të INTOSAI-t, legjislacioni për kontrollin e përgjithshëm shtetëror në Shqipëri, përbën një hap tepër serioz për pavarësinë dhe ushtrimin e detyrave nga KLSH-së.