Audituesit e KLSH-se zhvillojnë një vizitë studimore në Dubrovnik

04.11.2019

Mbi bazën e motos së INTOSAI-t "Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë", rrugëtimi i radhës për audituesit e KLSH ishte Kroacia. Zyra Kombëtare e Kroacisë është një ndër SAI-t me të cilët KLSH ndër vite ka një bashkëpunim të ngushtë, e cila është konkretizuar në shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet takimeve, trajnimeve, seminareve, pjesërmarrjen aktive në Konferencat Shkencore të KLSH-së dhe në vitet 2016-2018 në zbatimin e projektit të BE-së, IPA 2013.

Në vijim të këtyre bashkëpunimeve u organizua një vizitë studimore në Zyrën Rajonale në Dubrovnik në datën 30 tetor 2019, për shkëmbimin e praktikave më të mira në lidhje me auditimin e Buxhetit të Shtetit. Nga KLSH morën pjesë 8 përfaqësues nga Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Znj. Alketa Kallesha, Znj. Elida Kocani, Z. Rigels Guzi, Znj. Helena Solis, Znj. Eriola Hoxha, Z. Alban Polovina, Z. Redon Xhelilaj, Z. Xhein Xhindole, të cilët kanë punuar dhe për përgatitjen e Raportit të Buxhetit Faktik që u dorëzua në Kuvendin e Shqipërisë në Tetor 2019. Zyra Rajonale e Dubvronikut, një ndër 20 zyrat Rajonale të Kroacisë, zë një peshë të konsiderueshme si në kryerjen e auditimeve financiare ashtu dhe atyre të përputhshmërisë dhe performancës. Në këtë vizitë studimore audituesit e KLSH u pritën nga Kryetari i Zyrës Rajonale të Dubrovnikut audituesit e tyre. Kjo vizitë studimore u zhvillua në formën e prezantimeve të materialeve dhe diskutimeve 2-palëshe në lidhje me procedurat e auditimit, ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy SAI-ve, si mënyra më e mirë për rritjen e njohurive dhe shkëmbimin e eksperiencave që do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin e punës audituese në të ardhmen. Ashtu si çdo SAI, edhe Dubrovniku me KLSH, i zhvillojnë procedurat e auditimit në varësi të Ligjit të Brendshëm të tyre, INTOSAI-t, rregulloreve, udhëzimeve të ndryshme, Kodit të Etikës etj.

Gjatë kësaj vizite studimore një vëmendje të vecantë iu kushtua fazave të kryerjes së auditimeve dhe përzgjedhjes së Institucioneve që do të auditohen mbi bazën e riskut dhe materialitetit. Përfaqësuesit e dy SAI-ve sollën një përqasje të auditimeve më kryesore të kryera përgjatë vitit 2019, duke sjell në vëmendje rëndësinë dhe peshën e tyre në buxhetin e Shtetit. Një fakt i rëndësishëm nga SAI i Dubrovnikut ishin ndryshimet ligjore të vitit 2019. Sipas këtyre ndryshimeve rekomandimet që lihen në çdo raport auditimi për Institucionet, nuk kanë më karakter thjesht rekomandues por duke filluar nga ky vit janë me karakter detyrues për zbatim. Në bashkëpunim të ngushtë me sistemin gjyqësor, në raste të moszbatimit të rekomandimeve të lëna brenda afatit të përcaktuar, Institucioneve të audituara u vendoset një gjobë në raport me shkallën e rekomandimeve që nuk kanë zbatuar. Nga ky përmirësim ligjor SAI-Kroat synon rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve, kontrollin mbi Institucionet publike dhe përmirësimin e punës në administratën Kroate.

V izita studimore u mbyll me falenderime për shkëmbimin e eksperiencave duke rikujtuar dhe njëherë se të ardhmen vërtetë nuk mund ta kemi nën kontroll por me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive ne mund ta krijojmë atë.

kroaci tetor 2019