Audituesit e KLSH-së vizitojnë ekspozitën e piktorit Edi Kojani

09.11.2017

piktoriPas përfundimit të lançimit të muajit të hapur, në datën 9 nëntor 2017, të gjithë audituesit e KLSH vizituan ekspozitën e piktorit Edi Kojani, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Audituesit vlerësuan punimet e shfaqura në ekspozitë, veçanërisht pamje të natyrës të sjella në mënyrë të veçantë dhe shumë origjinale.

Artisti Edi Kojani i përket një brezi piktorësh, i cili i ka qëndruar besnik një realiteti dhe pikturës kompozicionale si një profesionist i vërtetë. Nëse e shohim punën e tij në pikëpamjen e asaj klasikes që kërkohet në një art realist, ajo i përmbush të gjitha kushtet dhe i përmban të gjitha.

Piktori Edi Kojani, përveç ekspozitave në Shqipëri, ka qenë pjesëmarrës edhe në dy bienale ndërkombëtare pikture, njëra e realizuar në Tiranë dhe tjetra në Indi.