Audituesit e KLSH cerifikohen për IT Audit nga IDI

Më datat 8-12 dhjetor 2014, në kuadër të programit të Iniciativës për zhvillim të INTOSAI-it (IDI), u zhvillua në Varshavë të Polonisë takimi i grupit të 2-të për IT Audit me temë: “Planifikimi i Auditimit IT”, në të cilin mori pjesë grupi i KLSH-së, i përbërë nga Kozma Kondakciu, Drejtor i Drejtorisë së Auditimit IT, Armanda Begaj, Specialiste IT dhe Audituesja Lolita Baholli.
Ky takim çeli fazën e dytë të trajnimit për 60 pjesëmarrës nga 22 SAI, të cilët kaluan me sukses dhe  u certifikuan për fazën e parë të trajnimit online, prej 8 javësh (qershorit-korrik 2014) nën drejtimin e ekspertëve: Shefali Andaleeb (IDI), Pawel Banas (Poland), Madhav Singh Panwar (USA), Tameika Avagaye Fleming (Anguilla), Annette Mwangi (Kenya) dhe  Neelesh Kumar (India) për modulet e mëposhtme:

Moduli 1 - Hyrje në Procesin e Auditimit IT
Moduli 2 - IT Qeverisje
Moduli 3 - Operacionet IT
Moduli 4 - Zhvillimi Blerja dhe Transferime
Moduli 5 - Siguria IT, Backup dhe Planet (BCP / DRP)
Moduli 6 – Auditimi i Aplikacioneve dhe Përdorimi i  Teknikave CAATS
Moduli 7 – Studimi i rastit

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë dhe drejtuesit më të lartë të NIK-ut Polak, takimin e përshëndeti Presidenti i Institucionit Suprem të Kontrollit të Polonisë, NIK, z. Krzysztof  Kwiatkowski, i cili krahas të tjerave i uroi pjesëmarrësit për kalimin e fazës së parë të trajnimit si dhe një qëndrim të mbarë në Varshavë.

idi1

Gjatë takimit 5 ditor grupet paraqiten projekt planet e auditimit, si dhe zhvilluan një punë intensive për analizimin dhe përcaktimin e risqeve dhe objektivave të auditimit për fushat e përcaktura.
idi2 

Puna 3 ditore u konkretizua me hartimin e matricave të hollësishme të planit të auditimit nga skuadrat e çdo SAI.
Ditën e katërt puna e kryer nga skuadrat iu nënshtrua gjykimit të Peer Review dhe Feedbackut të eksperteve.
KLSH kreu Peer Review reciprok me skuadrat e SAI-ve të Gjeorgjisë dhe të Monserratit, proces i cili rezultoi i suksesshëm dhe i frytshëm si rezultat i shkëmbimit të gjykimeve të koordinuara edhe me vlerësimin e trajnierëve reflektuan në punën e kryer.

Nga ana e trajnierëve u vlerësuan mendimet e skuadrës së KLSH-së.
Në ditën e fundit skuadrat prezantuan punën e tyre si dhe iu përgjigjen pyetjeve të audiences.

Ne konkluzionet e seminarit drejtuesit përshendetën iniciativën e KLSH-së dhe SAI-t të Koresë për përkthimin e manualit të Auditimit IT në gjuhët e tyre, duke inkurajuar vendet e tjera për të kryer këtë përkthim.