Audituesi i KLSH-së certifikohet në Programin e Certifikimit të IDI-t “Zbatimi i Standardeve ISSAI për Auditimin e Përputhshmërisë”.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet KLSH-së dhe Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) si dhe në kuadrin e programeve që kjo Iniciativë ofron në mbështetje të Institucioneve Supreme të Auditimit për zbatimin e Standardeve të INTOSAI-t, ashtu si edhe zgjerimit të rolit të audituesve në sektorin publik, ku kërkohet që teknikat dhe metodologjitë e auditimit të zhvillohen vazhdimisht për të siguruar auditime sa më cilësore, në datat 9 deri 13 shtator 2014, u zhvillua në Tanzani, Dar-es-Salam, workshopi përmbyllës i Programit të Certifikimit të IDI-t “Zbatimi i Standardeve ISSAI për Auditimin e Përputhshmërisë” pas përfundimit online të dy fazave të para të programit, 2012 - 2014.

Nga KLSH, në këtë program, mori pjesë dhe u certifikua me sukses z. Albert Thoma, Kryeauditues.