Auditues të KLSH zhvillojnë një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës

13.11.2017

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në datat 8-9 nëntor 2017, në Prishtinë zhvilluam, vizitën studimore me temë: “Baza Ligjore dhe organizimi i brendshëm dhe mandati i auditimit të ZKA-së”.

Në këtë aktivitet, Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Audituesit: z. Dorino Meçe, z. Albi Anxhaku, z. Aleksandër Papadhimitri, znj. Alma Naska, z. Blerin Shkurti, z. Vasil Vane, z. Qemal Meta, zj. Lili Dulo, z. Livan Hoxha, z. Erjon Muho, z. Gerti Hekurani dhe znj. Nerenxa Llapashtica. Ky aktivitet u realizua në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Pas takimit me përfaqësuesit të ZKA-së dhe prezantimit të pjesëmarrësve, nga ana e përfaqësuesve të KLSH-së audituesi z. Dorino Meçe bëri prezent dhe ndau me pjesëmarrësit e ZKA-së z. Imri Semetishti Drejtor i Përgjithshëm i ZKA-së, eventin që Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon në datat 7 Nëntor- 11 Dhjetor 2017; “Muajin e Hapur për Qytetarët”. Duke paraqitur dhe shpjeguar rëndësinë dhe impaktin e këtij eventi, mbështetur në standardin ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit- të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve” me qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së Institucionit nga qytetarët, si dhe prezantuam rëndësinë e transparencës dhe njohjes së ndërsjellë të punës mes Departamenteve të auditimit në institucion.

- Njëherësh u bë prezent dhe “Doracaku 2016” i përgatitur për këtë qëllim “Performanca e KLSH për vitin 2016”, konkretisht u trajtuan për njohje: “Korniza e matjes së performancës indikatori i dobisë së auditimit, auditime të kryera 2002-2016, dëmi ekonomik i zbuluar dhe humbjet në financat publike nga shkeljet financiare, shkelje të ligjshmërisë me dëm ekonomik, kallëzimet penale 2002-2016, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit dhe zbatimi i tyre, rekomandimet, auditime performance, auditime të teknologjisë së informacionit, menaxhimi institucional dhe konferencat shkencore vjetore 2012-2016”. Ky dokument iu la përfaqësueseve të ZKA-së për njohje të më tejshme nisur dhe nga interesimi i patur nga ana tyre për këtë qëllim, të cilët shprehën entuziazëm dhe interes për këtë risi të KLSH-së.

Në vijim të takimit fjalën e hapjes e mbajtën z. Ismir Semetishti dhe z. Safet Berisha. Objektivat dhe përmbajta e vizitës studimore të prezantuara nga kolegët e ZKA-së ishin: Baza ligjore e funksionimit te ZKA të Kosovës, Skema organizative e ZKA, Marrëdhëniet me Parlamentin, Përmbledhjet e raporteve të auditimit për Parlamentin, Komisionet: KBF dhe KMFP,  Llojet e Auditimeve, Planifikimi i auditimit, Procesi i auditimit, Zbatimi i rekomandimeve.

kos1_copy_1

kos2_copy_1

Njëherësh gjatë prezantimeve për çdo temë u diskutuan të përbashkëtat dhe ndryshimet në proceset dhe procedurat, që nga krijimi i institucionit deri në funksionimin e tij, ku gjithsecili dha opinionin dhe mendimin e tij në varësi të eksperiencave në vite, por dhe gjatë trajnimeve jashtë vendit. 

kos3

Pavarësisht nga vlera dhe rëndësia që theksuam më sipër, diskutimet ndërmjet pjesëmarrësve ishin interaktive, duke marre shembuj konkretë dhe nxjerrë konkluzione mbi bazën e argumenteve profesional logjik të dy grupeve, që nënkupton zhvillimin e njohurive, zotësive dhe qëndrimeve që ne si auditues na nevojiten për të krijuar një bashkëpunim profesional, të nevojshëm për të qenë të suksesshëm dhe përmirësuar performancën në kryerjen e funksionit të audituesit shtetëror. Duke përparuar çdo dit dhe më shumë në çdo drejtim, në rritjen e kapaciteteve profesionale auditues.