Auditues të KLSH trajnohet mbi procedurat evropiane të prokurimeve

Në datat 20 dhe 21 tetor 2016, në Dubrovnik (Kraoaci) u zhvilluar seminari mbi “Prokurimet Publike Evropiane, Financimi privat i Partneritetit Publik Privat dhe Koncesionet”, nga Instituti Evropian i Administrimit Publik, një nga qendrat kryesore më të mira mbi integrimin evropian dhe sfidat e reja të menaxhimit publik, e cila ofron aktivitete trajnuese, të mësuarit online, aplikime kërkimi dhe shërbime konsulence në fushën e vendimmarrjes së BE, ligjeve dhe politikave të saj si dhe çështjeve rajonale.
 
Krahas përfaqësuesve nga ministri dhe institucione të ndryshme qendrore të Bullgarisë, Çekisë, Lituanisë, Sllovenisë etj., nga KLSH ishin pjesëmarrës Gjovalin Preçi, Kryeauditues dhe Alfred Leskaj, Auditues i parë në Departamentin e Auditimit të Performancës, të cilët ndoqën me vëmendje dhe morën pjesë aktive gjatë punimeve të këtij seminari.

Ekspertë me përvojë të gjatë të këtij instituti, prezantuan çështje të ndryshme lidhur me:

- Rregullat dhe parimet e prokurimeve publike evropiane;
- Direktiva evropiane e prokurimeve: qëllimi, rregulla të përgjithshme dhe rregulla mbi kontratat publike;
- Dialogu konkurues dhe procedurat konkurruese me negocim;
- Financimet private të Partneritetit Publik Privat dhe Plani i Investimeve për Evropën;
- Performanca e kontratës, regjimet e prokurimeve të veçanta dhe transpozimi i direktivës;
- Direktiva 2014/23/EU: Direktiva mbi dhënien e kontratave koncesionare.

screenshot_20161031_113329

Trajtimet e mësipërme u shoqëruan me sjelljen e fakteve dhe shembujve nga shtete të ndryshme anëtare të BE, duke i bërë të kuptueshme e  interesante, si dhe nxitën komunikimin dhe dialogun midis pjesëmarrësve dhe referuesve. Për rëndësinë që merr njohja në thellësi, transpozimi i direktivës, kuadri rregullator nacional i secilit vend, kërkesa e llogarisë, përgjegjshmëria dhe auditimi i prokurimeve, PPP dhe koncesioneve, mjafton që të cilësojmë se prokurimet në BE zënë mesatarisht 13 % të GDP saj, ose në një vit (2014) janë prokuruar mbi 1,931 miliardë euro, pa përfshirë ato të shërbimeve publike dhe të mbrojtjes. Pikërisht një fakt i tillë ka intensifikuar përpjekjet në adresimin e problemeve të prokurimeve publike të BE në kohezion me shpenzimet.

Kuadri legjislativ i vitit 2004 ka përcaktuar motivin, rregullat procedurale dhe përdorimin e dialogut konkurrues dhe procedurat konkurruese të prokurimit me negocim, duke vënë theksin në justifikimin e përdorimit të saj, detajimin më të thelluar në krahasim me periudhat e mëparshme, afate të mirëpërckatuara për çdo fazë të procedurës, impakti i saj dhe zhvillimet e tjera.

Me interes të veçantë u ndoq prezantimi mbi financimet private të PPP, duke u nisur që me përkufizimin e tyre; trajtimin e tyre si një formë e prokurimit brenda direktivës së prokurimit publik; llojet e PPP me tipar kryesor krijimin dhe/ose përdorimin e aseteve nga furnizuesit e sektorit privat, ofrimin e shërbimeve ekzistuese/të reja për një periudhë kohore të caktuar, pagesa e çmimit nga enti publik; ndarjen e riskut dhe përfitimeve të rezultatit midis partnerëve; përgjegjësia e autoriteteve publike për përcaktimin e qëllimeve, cilësisë kohës, kuptimin te shërbimeve të deleguara, dhe në disa raste çmimit për shërbimin etj. Në këtë sesion u trajtuan dhe shkaqet kryesore (presioni i buxhetit, legjislativit dhe qytetarëve), arsyet  e përdorimit (mungesa e alternativave të financimit, nevoja për vlerësimin e riskut, ndërtimi në kohë etj.), faktorët potencial të qëndrueshmërisë etj.

Në përfundim të këtij seminari, për pjesëmarrësit u shpërndan certifikata për këtë kurs trajnimi.