Auditues të KLSH-së zhvillojnë një vizitë studimore në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Kroacisë

21.11.2017

Nga data 20 deri me 21 Nëntor 2017 një grup prej 12 audituesish të Kontrollit të Lartë të Shtetit  morri pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, e cila u zhvillua në Zagreb. Grupi i Audituesve të KLSH kishte në përbërjen e tij një ndërthurje të audituesve me përvojë dhe audituesve të konsideruar të rinj në institucionin e KLSH dhe kjo jo pa qëllim. Grupi përbëhej nga z. Muhamed Kavaja kryeauditues; z. Hysen Metko  Auditues i Lartë; z. Fadil Dekovi  Auditues i Lartë; z. Luan Kuka Auditues i Lartë; z. Josif Lile Auditues i Lartë; z. Ymer Stafa Auditues i Lartë; znj. Mimoza Lloji Audituese e Lartë; znj. Valdete Berisha Audituese e Parë; z. Julian Adili Auditues i Parë; znj. Elina Bregaj Përgjegjëse e Sektorit të Financës; znj. Safete Pojani Audituese e Dytë dhe z. Kristi Anastasi Auditues i Dytë. 

Kjo vizitë studimore ishte organizuar në bazë të një Programi ku ishin parashikuar të gjitha prezantimet e temave dhe lektorët që do të referonin  nga SAO e Kroacisë, i cili u zbatua me rigorozitet të plotë. Vlen të theksohet se pas fjalës së mirëseardhjes nga ana e z. Jozo Serdarušić, Zv/Auditor i Përgjithshëm i SAI-t Kroat, u vazhdua me prezantimin e dy referimeve të znj. Lidja Pernar Këshilltare e Audituesit të Përgjithshëm, në lidhje me të drejtat, detyrat, organizimin e brendshëm si dhe marrëdhëniet mes Parlamentit dhe SAO-s së Kroacisë. 
kroacivizit1Më pas znj. Verica Akrep, Këshilltare e  Audituesit të Përgjithshëm të SAO-s së Kroacisë, shpjegoi për pjesëmarrësit Procedurat e Follow up të SAO me shembuj konkretë. Këto prezantime u realizuan në një frymë të ndërsjellë me krahasime me punën që zhvillon  institucioni i KLSH.
Në ditën e dytë prezantimet vazhduan me referimet e Z. Bozo Vulentic-Antic, Këshilltar i Audituesit të Përgjithshëm të SAO-s, Kroaci dhe znj. Silvija Dorotoc, Drejtore Departamenti, në referimin me titull “Procedurat e auditimit të SAO dhe përafrimi me Auditimin e Performancës”, temë e cila u pasurua me referimin e mëpasëm “Analizimi i të dhënave në auditimin e performancës”, përgatitur nga Znj. Mia Garma, Kryeaudituese dhe znj. Ana Anic Audituese.  Një referim i ditës së dytë të kësaj vizite studimore ishte dhe “Zbulimet  (Gjetjet) e SAO nga aktiviteti auditues”, përgatitur nga  znj. Neda Radosic, Këshilltare e Audituesit të Përgjithshëm të SAO dhe Znj. Ines Stegic, Drejtore Departamenti në SAO, të cilat gjithashtu prezantuan dhe referuan dhe temën e fundit për këtë aktivitet që kish lidhej me procesin e planifikimit strategjik të SAO së Kroacisë.
  kroacivizit2
Nga ana e lektorëve në këtë aktivitet  referimet u zhvilluan në një frymë diskutimesh aktive, duke krahasuar vazhdimisht procedurat e kompetencat ligjore apo mënyrat e ushtrimit e zbatimit të të drejtave që burojnë nga Standartet Ndërkombëtare, përsa i përket SAO së Kroacisë dhe KLSH.

Nga ana e z. Muhamed Kavaja përgjegjës i këtij grupi, u bë një prezantim i shkurtër  i procedurave të punës së KLSH si dhe treguesit e performancës së saj në punën audituese në syrin krahasues me vitet e mëparshme.

Zoti Kavaja bëri prezent faktin që kjo vizitë studimore, ashtu si dhe shumë aktivitete të tjera të zhvilluara nga KLSH-së në këtë periudhë janë organizuar në  zbatim  të iniciativës së Kryetarit të KLSH-së, i cili duke vlerësuar misionin e Institucionit të KLSH-së si agjent i publikut dhe Kuvendit për  përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe fondeve publike, duke pasur si synim forcimin e besimit të qytetarit dhe publikut në tërësi ndaj institucionit të KLSH-së, në lidhje me veprimtarinë e tij audituese  si dhe me partneritetet që ka krijuar brenda dhe jashtë vendit me SAI-t homologe, i shërben përmirësimit të qeverisjes publike në përpjekjen e vazhdueshme të KLSH-së për ngritjen e  kapaciteteve audituese në luftën kundër korrupsionit.

kroacivizit3Gjithashtu përfaqësuesit e KLSH-së , në kuadër të muajit të transparencës që po zhvillohet në KLSH (7 nëntor-11 dhjetor) paraqitën arritjet e KLSH-së në vitet e fundit dhe sfidat dhe objektivat e vendosura nga institucioni për periudhën në vijim.

Në përfundim të aktivitetit u vu theksi në marrëdhëniet shumë të mira bilaterale midis dy SAI-ve, duke falenderuar palën pritëse për mikpritjen dhe shkembimin e mendimeve dhe eksperiencave reciproke gjatë përmbushjes së misionit të auditimit.