Auditues të KLSH-së marrin pjesë në trajnimin e zhvilluar nga CEF mbi “Fondet IPA në Kornizën Financiare Shumëvjecare 2014-2020 të BE-së”

Në datat 5-7 mars 2014, audituesit Idlir Dervishi  dhe Fatmir Iliazi morën pjesë në trajnimin (workshop) të zhvilluar në Qendrën e Ekselencës në Financë (CEF) në Ljubljanë- Slloveni, i cili kishte si objekt dhënien e një pasqyre të detajuar mbi “Fondet IPA në Kornizën Financiare Shumëvjecare 2014-2020 të BE-së”.  Trajnimi u krye nga z. Mojmir Mrak, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Ljubjanës dhe znj. Andreja Jerina, Sekratare për Shtetin në Ministrinë e Agrikulturës dhe Mjedisit në Slloveni.

trajnim 2014slloveni

Në trajnim kishte pjesëmarrës nga institucionet qendrore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë.
Në trajnim u bë një pasqyrë e detajuar e Kornizës Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2014-2020 të Bashkimit Evropian dhe të fondeve të Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA II) për vendet kandidate dhe potenciale për të hyrë në Bashkimin Evropian. Seksionet e trajnimit ishin të organizuara në 2 pjesë :  Pjesa e teorike e mënyrës së hartimit të Kornizës Financiare për periudhën 2014-2020 të BE-së, dhe pjesa e punës në grup nga ana e pjesëmarrësve në trajnim.
Në këtë trajnim u theksua se  Korniza Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2014-2020 e Bashkimit Evropian, do të vazhdojë të mbështesë  nëpërmjet instrumenteve të saj, vendet kandidate dhe kandidate potenciale të mundshme në Bashkimin Evropian.
Gjatë trajnimit u diskutuan këto çështje :
-Korniza Financiare për periudhën 2014-2020 e Bashkimit Evropian.
-Fondet strukturore dhe të investimeve SIF( Specialized Investment Funds) të IPA II në Kornizën Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2014-2020 të BE-së”
-Programimi i fondeve strukturore të BE-së
-Programimi i projekteve të financuara nga BE-së
-Menaxhimi dhe implementimi i projekteve të financuara nga BE.
-Monitori dhe vlerësimi
Nëpërmjet fondeve IPA (Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit), Bashkimi Evropian  do ti japi vendeve kandidate asistencë teknike dhe financiare për të forcuar institucionet publike, sistemin e drejtësisë, për të reformuar sektorët ekonomik, zhvilluar infrastrukturën dhe zbutjen e problemeve sociale, në linjë me standardet evropiane. Instrumentet e reja IPA II kanë si qëllim të operojnë më fleksibilitet të lartë  dhe instrumente financiare inovative.
Në bazë të rregullores së re komponentët e mëparshëm të IPA (Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit) u ndryshuan me këta komponentë :
-Procesi i tranzicionit dhe forcimit të institucioneve
-Punësimi, politikat sociale dhe zhvillimi i burimeve njerëzore
-Bujqësia dhe zhvillimi rural
-Zhvillimi rajonal
-Bashkëpunimi rajonal dhe territorial
Shtetet përfituese të  IPA II janë : Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Turqia, Serbia dhe Maqedonia.
Gjatë trajnimit nga lektorët u dhanë shembuj praktikë në lidhje me hartimin e Kornizës Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2014-2020 të BE-së dhe fondet IPA (Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit).
Gjithashtu u kryen dy punë në grupe të përbëra nga pjesmarrës nga shtete të ndryshme. Puna e parë konsistone në sugjerimin që mund të  bënte një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ndërsa puna e dytë konsistonte në hartimin nga një shtet kandidat, të një projekti te caktuar për të aplikuar për përfitimin e fondeve IPA (Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit).