Auditues të KLSH-së marrin pjesë në Programin e IDI-t “Metoda e Bazuar në Risk për Auditimet Financiare”.

Si pjesë e përpjekjeve të Inisiativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI) për të mbështetur Institucionet Supreme të Auditimit në zbatimin e Standarteve të INTOSAI-t dhe rritjen e ndërgjegjësimit për ISSAI-t që kanë të bëjnë me auditimet financiare, IDI në bashkëpunim me Institutin e Kombeve të Bashkuara për Trajnime dhe Kërkim, ka ri-filluar Programin e kursit elektronik mbi “Metodën e Bazuar në Risk për Auditimet Financiare”
Zgjerimi i rolit të audituesve në sektorin publik, kërkon që teknikat dhe metodologjitë e auditimit, të zhvillohen vazhdimisht për të siguruar auditime sa më cilësore. Ky kurs, vë theksin në ofrimin e trajnimeve për audituesit financiarë, në përdorimin e mjeteve për përshtatjen e metodave të bazuara në risk.

Në vijim të një bashkëpunimi të suksesshëm të ngritur tashmë ndërmjet IDI-t dhe KLSH-së, 4 auditues janë përzgjedhur për të ndjekur këtë program:
•Zj.Evis Çela
•Zj.Evis Kreshpaj
•Z.Edvin Stefani dhe
•Z.Qeram Cibaku

Procesi i këtij kursi elektronik do të zgjasë për rreth 2 muaj dhe në përfundim do të kryhet çertifikimi i tyre.