Auditues të KLSH-së marrin pjesë në Konferencën “3rd Infocom Security Albania”zhvilluar në Tiranë më datë 08 nëntor 2017

08.11.2017

Në datën 08 nëntor 2017, audituesit e KLSH-së Benard Haka, Elira Cukalla dhe Meald Habazaj morën pjesë në konferencën “3rd Infocom Security Albania” të zhvilluar po në këtë datë, në Tiranë. Kjo Konferencë organizohej nga Your BiZZness Partner.al, Albanian Innovation Foundation, Infocom Albania dhe Protik Innovation Center. Në Konferencëmorën pjesë pjesëmarrës nga institucione të ndryshme private dhe shtetërore, si dhe profesionistë të fushave të ndryshme të teknologjisë së informacionit.

Tema kryesore e konferencës ishte “Cyber Dilemmas of the New MillenniumStop Think Connect-Dilemat Kibernetike të Mijëvjeçarit të Ri”.

foto 1

Kjo konferencë ishte e organizuar në dy pjesë, ku pjesa e parë ishte e përqendruar në “Meeting the Cyber Defense Challenge - How to put your Organization in the "Safe List – Njohja me sfidat e mbrojtjes kibernetike - Si ta vendosim organizatën në "Listën e sigurt " dhe pjesa e dytë u përqendrua në temën “Are people prepared for the Internet of Threats? - A janë njerëzit të përgatitur për Kërcënimet Kibernetike?”

Konferenca u hap nga z. Erton Graceni, përfaqësuesi i kompanisë organizatore Protik Innovation Center, i cili prezantoi zhvillimet e reja dhe sfidat e teknologjisë së informacionit në vendin tonë.

Relatorë të kësaj konference shkencore mbi sigurinë e teknologjisë së informacionit ishin përfaqësues të sektorit privat që kanë investuar më shumë në çështjen e sigurisë së informacionit:

Znj. Anila Hoxha, Z. Lorenc Llukmani, Z. Akil Ndrenika, Z. Allesandro Bulleti, Z. Oltion Bregu, Z. Drilon Selmanaj në pozicionin lektor, sipërmarrës dhe specialist i sigurisë së informacionit nga Kosova, Z. George Khetsuriani, Z. Erion Nako, znj. Meredith Hiemstra Zyrtare për Menaxhimin e Informacionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri.

Në pjesën e parë të konferencës, referuesit u fokusuan në sigurinë kibernetike dhe sigurinë në teknologjinë e informacionit në kuadër të zhvillimeve të shpejta në teknologjinë e informacionit, pavarësisht se eliminimi i kërcënimeve është e pamundur.Gjithashtu u theksua që mbrojtja ndajsulmeve kibernetikeduke pasur parasysh rritjen e ritmit dhe kompleksitetin e kërcënimeve, organizatat duhet të miratojnë qasje ndaj Sigurisë Kibernetike gjë e cila do të kërkojnë angazhim më të madh nga menaxherët dhe drejtuesit e lartë për të mbrojtur informacionin kritik të biznesit/ organizatës pa kufizuar inovacionin dhe rritjen teknologjike.

Në pjesën e dytë të konferencës u theksua se jo vetëm në vendin e punës, por edhe në shtëpi, njerëzit janë më të pasigurt për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit lidhur me kërcënimet kibernetike, duke çuar në vjedhjen e të dhënave të ndjeshme, ngacmimin kibernetik të fëmijëve të mitur dhe informacionet personale.

Shqipëria ka krijuar rrugën e saj për inovacionin dhe digjitalizimin, për t'u afruar më shumë me lojtarët më të mëdhenj të rajonit, duke diskutuar çdo vit për shërbimet elektronike, bankat dixhitale, internetin e gjërave dhe më shumë, por përkrah të gjitha përpjekjeve nga institucionet për t'i sjellë këto inovacione, a janë njerëzit me të vërtetë të vetëdijshëm për atë që po hyjnë?

Siguria është një problem global në ditët e sotme, dhe në vendin tonë lektorët vunë theksin tek përgatitja e njerëzve për tu përballur me risqet e mundshme mbi sulmet kibernetike për t’i paraprirë problemeve e jo për t ë vlerësuar dëmin kur sulmi ka ndodhur.

U kërkua që institucione shtetërore të ngrejnë strukturat e duhura për mbrojtjen e të dhënave, ligjet dhe rregullat të jenë në përputhje me atë që teknologjia sjell me vrull.

Në këtë konferencë shkencore Drejtoria e Auditimit IT mori pjesë duke u përfaqësuar nga audituesit: Benard Haka, Elira Cukalla dhe Meald Habazaj.