Auditues të KLSH marrin pjesë në Trajnimin Intensiv Ndërkombëtar ITP për “Auditimin e Performancës, Lahore, Pakistan

Në Lahore të Pakistanit u zhvillua Programi i 98-të i Trajnimit Intensiv Ndërkombëtar ITP për “Auditimin e Performancës”.
Auditori i Përgjithshëm i Pakistanit ёshtё institucioni i vetëm i mandatuar nga Kushtetuta për tё mbёshtetur Parlamentin nё mbikёqyrjen e pёrdorimit tё fondeve publike. Nё pёrmbushje të funksionit tё tij kushtetues SAI ka rreth 1500 auditues tё kualifikuar. SAI i Pakistanit ёshtё i ndarë nё 4(katër) degë. Një degë e specializuar është vendosur në Lahore, e cila organizon trajnime mbi Auditimin e Performancës si për punonjёsit vendas ashtu dhe pёr pjesëmarrës nga institucione ndërkombëtare tё auditimit. Organizimi i kёtyre trajnimeve është një traditë shumëvjeçare dhe deri tani janë trajnuar me sukses 343 auditues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të botës dhe 1360 zyrtarët e Departamentit të Auditorit të Përgjithshëm të Pakistanit.

pakistan

Aktualisht programi për trajnimin e Auditimit të Performancës që u zhvillua është i 98 -ti  dhe u organizua për një periudhë 4 javore, nga 20.02.2017 deri 17.03.2017.

Nga KLSH nё kёtё trajnim morën pjesë zj. Ermira Vojka – Audituese e Parë dhe zj. Erieta Kёlliçi – Audituese e Dytё.
Trajnimi u fokusua në tё gjitha fazat e Auditimit të Performancës sipas renditjes kronologjike të zhvillimit të auditimit, dhe u relatua nga trajnues të kualifikuar dhe certifikuar nga qendra të ndryshme ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, etj.

Gjatё javёs sё parё u prezantuan standardet ISSAI pёr auditimin e performancёs, planifikimi i auditimit, përcaktimi i qëllimit të auditimit, risku i auditimit, pyetjet e auditimit dhe përcaktimi nëse do të zhvillohej auditimi ose do të rishikohej mundësia për të mos u zhvilluar.
Në javën e dytë trajnimi u fokusua në temat, kontrollet e brendshme dhe faza e ekzekutimit të auditimit që u përfshi përgatitja e planit të auditimit, përkufizimi, burimi i të dhënave, kategoria, cilësia, dhe llojet. Mënyra e mbledhjes së evidencave, teknikat dhe dokumentimi i tyre gjithashtu dhe analizimi i të dhënave.

Në javën e tretë trajnimi u fokusua në zhvillimin në terren të auditimit, pёrgatitja e raportit pёrfundimtar, mbikëqyrja dhe rishikimi i auditimit. Në fund të kësaj jave u zhvillua një vizitë kulturore në kryeqytetin Islamabad ku u vizituan disa vende kulturore, muze dhe vende historike. Në datën 6 mars 2017 të gjithë pjesëmarrësit në trajnim u pritën nga Zëvendës Kryetari i Parë i Auditorit të Përgjithshëm i Pakistanit. Gjatë këtij takimi pjesёmarrёsit u njohën me strukturën organizative dhe planin strategjik të Auditorit të Përgjithshëm të Pakistanit dhe u zhvillua një diskutim mbi ndryshimet dhe tё pёrbashktat qё kanё tё gjitha SAI-t si anёtarё tё INTOSAI-t.

Java e katërt u fokusua në fazën e raportimit të auditimit, krijimin e impaktit të auditimit, teknikat dhe mjetet në auditimin e performancës. Sigurimi i cilësisë në auditim si dhe faza e fundit e parashikuar zbatimi i rekomandimeve. Në datën 17 mars u zhvillua ceremonia e përmbylljes së trajnimit të auditimit të performancës ku u shpërndanë nga Zëvendës Kryetari i Parë i Auditorit të Përgjithshëm i Pakistanit Certifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit.