Auditimi i Performances në KLSH, Eksperienca 2016-2017, Vëllimi II

kopertina performanca 22 nentor(1)_001Me një strukturë repetitive, gjuhë të thjeshtë, informacion sintetik dhe klasifikim tematik, botimi “Auditimi i performancës në KLSH: 2016-2017” duket sikur sjell për lexuesin mesatar një përmbledhje të punës që departamenti i auditimit të performancës ka bërë këto 2 vite të konsolidimit të tij në KLSH, për periudhën 1 Janar 2016 - 30 Tetor 2017.

Por për një lexues të kujdesshëm dhe që e ndjek nga afër veprimtarinë e KLSH-së dhe filozofinë mbi të cilët mbështetet ajo, botimi në fakt është shumë-dimensional dhe ushqehet nga një sërë burimesh e konkretisht:

Ushqehet gjithashtu nga standartet ndërkombëtare të auditimit, konkretisht ISSAI 100 – Parimet themelore të auditimit të jashtëm publik dhe ISSAI 300 – Parimet e auditimit të performancës, që theksojnë rëndësinë e një komunikimi efektiv me palët e interesit. Ky komunikim nuk duhet trajtuar ngushtë vetëm në formën e raporteve që i përcillen në fund të çdo misioni auditimi subjekteve të audituara, por duhet trajtuar si një marrëdhënie e vazhdueshme dhe dinamike midis qytetarëve, botës akademike, medias, Kuvendit dhe partnerëve të huaj, ku padyshim botimet janë një ingredient vital në menunë e pasur të informacionit që ofron sot KLSH.

Vetë botimi është fryt i drejtpërdrejtë i manualit të auditimit të performancës që specifikon në mënyrë të qartë dhe bashkëkohore formën e mesazhit të auditimit, kontekstit dhe përkufizimit të problemit social, përkthimit të tij në problem performance dhe zbërthimit në një piramidë pyetjesh reciprokisht përjashtimore dhe bashkërisht shteruese.

Së fundmi, botimi është vetëm maja e ajsbergut të mijëra orëve pune të audituesve të performancës dhe jo vetëm, mijëra faqeve të shfletuara dhe qindra faqeve të shkruara, debateve mes kolegësh e supervizimi eprorësh e partnerësh të huaj, kontributi ekspertësh e observacione subjektesh. Në këtë sens, botimi e ka kaluar me sukses sprovën e “makinës të së vërtetës”. Ky botim i KLSH-së vjen në vitin e fundit të implementimit të Strategjisë 2013-2017 dhe në një moment të tillë është e natyrshme të reflektohet, analizohet dhe planifikohet me guxim për të nesërmen. Ajo që mund të thuhet me bindje është se Auditimi i Performancës nuk është më një praktikë e re në eksperiencën institucionale. I konceptuar në strategjinë e kaluar si një nga dy shtyllat moderne të zhvillimit të KLSH-së, sfidë madhore në rritjen e rolit auditues

Ushqehet më së pari nga vizioni i kahershëm i Kryetarit të KLSH Dr. Bujar Leskaj, iniciativa e të cilit për t’i shtuar institucionit një aspekt të thelluar publicistiko-akademik është ndoshta unike në të gjitha SAI-t e zhvilluara dhe padyshim një sukses i ngritur mbi guximin për të provuar dhe besimin tek aftësitë dhe përkushtimi i kolegëve. Jo vetëm ky botim, por e gjithë kolana e botimeve të KLSH-së është kuruar me kujdes nga profesionistët përkatës të fushave të ndryshme të auditimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Kryetarit dhe drejtorëve të departamenteve, duke pasuruar në këtë mënyrë bibliotekën personale të secilit prej nesh, brenda dhe jashtë KLSH-së. 6 suprem në Shqipëri dhe e ardhmja e natyrshme institucionale, në linjë kjo me eksperiencat botërore, performanca është rritur shëndetshëm gjatë 5-vjeçarit të kaluar dhe veçanërisht gjatë 2-vjeçarit të fundit, me rrënjë në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Ligjin e ri 154/2014, trung të ushqyer nga puna e kolegëve auditues, bashkëpunëtorëve vendas dhe të huaj dhe degë të shtrira në të gjithë sektorët që ushtrojnë aktivitet ekonomiko-social publik.